Një paciente, e cila vuante nga dhimbjet e tmerrshme të kokës vendosi të shkonte në spital. Pasi mjekët nisën kontrollin zbuluan se në veshin e saj kishte një merimangë, e cila i shkaktonte dhimbjet e tmerrshme.
Sikurse duket edhe në video brenda veshit të Lekshmi L ishte një merimangë. Mjekët u shtangën pas ekzaminimit dhe nisën menjëherë punën për heqjen e merimangës.
Ngjarja ka ndodhur në Bengaluru, Indi,
Dr Santosh Shivaswamy tha se: “Është e rrallë të shohësh një merimangë të gjallë që lëviz brenda kanalit të veshit të dikujt”.










