Një atentat është regjistruar ditën e sotme në Balldre të Lezhës. Viktimë ka mbetur Nikolin Lekstakaj, i cili është qëlluar me armë teksa ka qenë duke dalë nga marketi.
Vrasja e tij dyshohet për hakmarrje nga fisi Nikulajt, pasi më 19 prill të këtij viti u ekzekutua biznesmeni Ardian Nikulaj.
Vrasja e këtij të fundit dyshohet u porosit nga fisi Lekstakaj për shkak të një hasmërie të nisur shumë vite më parë.
Këto janë pamjet e para nga vendi i ngjarjes pas vrasjes që tronditi pasditen e sotme Lezhën.
/f.stafa