Një banore e zonës ku ndodhi ngjarja e rëndë në të cilin daja i mori jetën në mënyrë makabër nipit të tij, ka folur për Report Tv ku ka thënë se trupin e pajetë të të miturit e kishin gjetur në mes të rrugës, shumë afër banesës në të cilin ndodhi ngjarja.
Sipas saj, të parët që kanë konstatuar trupin e pajetë pa kokë të 12-vjeçarit kanë qenë dy punëtorë të cilët po punonin tek rruga dhe që më pas kanë njoftuar policinë. Ajo shton se, daja i viktimës njihej si person problematik në zonë, pasi shpesh herë kryente veprime jo normale. Ndërkohë, për djalin e vogël, ajo shton se ai vinte çdo vit për të kaluar tek gjyshërit pushimet verore bashkë me nënën dhe babain e tij.
“Kjo është hera e parë që ka ndodhur. Ne jemi njerëz të urtë, njerëz me kulturë e edukatë. Ky është një rast i jashtëzakonshëm dhe jemi të prekur shumë. Djali ishte një djalë shumë i mirë, një minoren shumë i edukuar. Ai vinte këtu çdo vit për të kaluar pushimet verore. Ndërsa autori i krimit, është një njeri me të meta mendore. Ai ishte problematik në fshat, pasi bënte gjëra jo të mira. Ai nuk ishte i rregullt. Ai punonte, por nuk e merrje vesh sesi vepronte. Ne na thanë dy punëtorë që punojnë afër rrugicës së shtëpisë së tyre se aty ishte një trup i pajetë. Ata e kanë gjetur trupin. Familja e tij kishte ardhur nga Greqia për të bërë pushimet, djalin e lanë me gjyshen e gjyshin. Gjyshërit e tij ishin shumë të edukuar” tha ajo.
Vendi është tronditur nga një krim i rëndë në palasë të Vlorës ku xhaxhai ka vrarë nipin e tij të mitur 12-vjeçar. Viktimë ka mbetur i mituri Andrea Zani, të cilit i’u pre koka nga shtetasi 31-vjeçar Jorgo Zani.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Palasë gjatë orëve të paradites të së mërkurës. Policia arrestoi pak çaste pas krimit xhaxhain vrasës i cili njihet si person me të meta mendore.
31-vjeçari e ka masakruar me thikë trupin e të miturit duke i prerë kokën. Sipas raportimeve, dëshmitë e para nga Palasa flisnin për gjetjen e një trupi pa kokë në rrugët e fshatit.
Më pas policia gjeti 31-vjeçarin i cili mbante në dorë kokën e prerë të nipit. Mësohet se i mituri jetonte në Greqi dhe kishte ardhur te gjyshja për pushime, por u masakrua nga njeriu u afërt i tij.
Bëhet me dije se autori i krimit të rëndë është person me probleme mendore dhe njihet si mjaft problematik në zonë. Pak kohë më parë ai dhunoi një bari të zonës ndërkohë shpesh herë u priste kokat bagëtive dhe i mbante. Ai është shtruar disa herë në spitalin psikiatrik./a.m.
Njoftimi paraprak i policisë:
Vlorë Policia:e
Arreston në flagrancë autorin e vrasjes në fshtin Palasë, Himarë !
Arrestohet shtetasi:
Jorgos Zani, 30 vjeç, banues në Palasë, Himarë.
Arrestimi i ti u bë menjëherë pasi sot rreth orës 10:34 , rreth 25 m larg banesës së tij, dyshohet se ka vrarë shtetasin e mitur me të dhënat e mëposhtëme:
A.Z., rreth 12 vjeç, banues në Greqi.
Shtetasi i mitur po qëndronte tek gjyshja e tij, shtetësia A.Z., në Palasë, Himarë.
Autori i vrasjes është i afërm i viktimës pasi rezultojnë në lidhje gjaku me njëri-tjetrin.
Jorgos Zani dyshohet të jetë i sëmurë mendor, pasi nga verifikimet e kryera ka qenë një herë i shtruar në Spitalin Psiqiatrik të Vlorës në datat: 27.10.2015 – 05.11.2015, me diagnozën “Çrregullime të theksuara të personalitetit” pasi ka qenë përdorues i lëndëve narkotike.
Gjithashtu nga Spitali Psiqiatrik Vlorë, rezulton se shtetasi Jorgos Zani është kuruar edhe në shtetin Grek për vite me radhë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.