• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Video/ Vrasja e Devi Kasmit, pamjet që ‘fundosin’ ish-oficerin e forcave speciale greke

by Java News
02/02/2019 17:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Personi që shfaqet në këto pamje dyshohet të jetë ish-oficeri i forcave speciale greke, Efthimios Efthimiu. Ai u fokusua nga kamerat e sigurisë së bizneseve në rrugën “Kongresi i Manastirit”, në orën 19.26 të mbrëmjes së 29 janarit 2018, pak minuta pasi  ekzekutoi Devi Kasmi, krim të cilin dyshohet se e kreu me pagesë. Pamjet filmike do të përdoren në gjykatë si provë kundër Efthimiut dhe personave të tjerë të dyshuar për vrasjen.

Siç dallohet qartë, në rrugën Kongresi i Manastirit, mbërrin një furgon i bardhë, i mbyllur në pjesën e pasme. Mjeti qëndron në pritje, pak sekonda. Bën disa lëvizje para mbrapa. Aty vjen me hap normal, një person që mban veshur një xhup të bardhë dhe kapuç në kokë. Fytyrën e ka të zbuluar. Ngjitet në vendin e parë dhe furgoni largohet.

Referuar dosjes hetimore, rezulton se shtetasi grek ka hyrë në rrugën Petro Cani pranë Pediatrisë, rreth orës 18.30. Sipas prokurorisë, ai e priti disa kohë viktimën e tij dhe menjëherë sapo Kasmi mbërriti poshte pallatit te tij e qëlloi me katër plumba Pas krimit ish-speciali grek, zgjedh të largohet nga një tjetër rrugicë, duke dalë sërish në rrugën “Kongresi i Manastirit”, sic dallohet në pamjet filmike. Në dosje thuhet se furgoni që drejtohet nga i pandehuri Malvin Dinellari, vijon rrugën duke dalë në zonën e Brrylit dhe merr drejtimin per nga Pallati me Shigjeta.

Një kamera sigurie e vendosur tek kryqëzimi i drejtorisë së Policisë së Tiranës, ka fiksuar targën e automjetit, AA 231 JH. Prokuroria mundi të zbulojë se furgoni ishte blerë 12 ditë përpara ngjarjes, nga pjesëtarët e grupit kriminal të drejtuar nga Aurel Hoxhallari që është në arrati. Disa ditë pas krimit, po i njëjti furgon u gjet në shtëpinë e Hoxhallarit në zonën e Kasharit, aty ku dhe u zbulua një arsenal i madh armësh.

Tashmë një vit pas krimit që tronditi Tiranën, prokuroria për Krime të Rënda përfundoi hetimet dhe dorëzoi dosjen në gjykatë. listën e të pandehurve e kryeson shtetasi grek, pasi akuzohet si ekzekutor, ndërsa grupin kriminal që porositi dhe pagoi vrasjen dyshohet se e drejtonte Aurel Hoxhallari. Ndaj të pandehurve rëndojnë akuzat e vrasjes me paramendim kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal  dhe armëmbajtje pa leje./news24


eftimiu

/a.meta

Next Post
Samiti i Dytë i Diasporës, ZV. ministri i Jashtëm Xhafaj: Diaspora do ketë rol aktiv në politikat shtetërore

Samiti i Dytë i Diasporës, ZV. ministri i Jashtëm Xhafaj: Diaspora do ketë rol aktiv në politikat shtetërore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

November 4, 2026
Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

November 4, 2026
VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

November 4, 2026
Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

November 4, 2026
Sulmi kibernetik ndaj sistemit digjital të Bashkisë së Tiranës, Ristani: Të dhënat nuk janë prekur! Po forcojmë më tej infrastrukturën digjitale

Ristani: Zgjedhjet në SHBA, votë ndëshkimi ndaj Trumpit, demokratët fituan më shumë se pritej

November 4, 2026
Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

November 4, 2026
69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

November 4, 2026
“Me Saliun do kishim qëndruar në baltë”- Frrok Çupi: Berisha është vetë dhuna, është specie më vete dhe nuk e pranon tjetrin!

Çupi analizon humbjen e Trump, tregon pse demokratët u rikthyen në avantazh

November 4, 2026
Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In