Ushtria amerikane vijon me bombardimet nga ajri të objektivave xhihadiste në Siri dhe Irak.
Së fundi është shpërndarë një video teksa një avion amerikan bombardon një kamion të ISIS në Mosul të Irakut.
Shihet teksa avioni e ka kamionin në shënjestër por ky i fundit rrit shpejtësinë për të shpëtuar.
Në fund ai hidhet në erë, dhe në video shkruhet “Mund të vraponi, por nuk mund të fshiheni”.