Policia e Tiranës ka arrestuar një 25-vjeçar, i cili akuzohet se gjatë 10 ditëve të fundit, ka kryer 4 vjedhje në 2 supermarkete.
“Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve të tjera operacionale, të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, menjëherë pas 4 denoncimeve të 10 ditëve të fundit, për vjedhje të produkteve ushqimore dhe pijeve alkoolike, në supermarkete, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga, autori i dyshuar i rasteve, shtetasi: -A. C., 25 vjeç, banues në Elbasan”, informon policia.
I riu ka qenë i dënuar më parë për të njëjtin krim. Policia sakaq vijon hetimet për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.