Një stuhi e fortë shiu ka goditur në orët e pasdites qytetin e Elbasanit e zonat përreth.
Sikurse mund të shihet edhe nga video, reshjet e dendura të shiut vështirësojnë lëvizjen e automjeteve në rrugë.
Duket se vjeshta ka ardhur zyrtarisht tashmë, ndërsa pritet që pasditja e sotme të sjellë rrebeshe shiu edhe në zona të tjera në vend.
Ndërkohë sipas meto-alb pasditja e sotme shton vranësirat në jug dhe qendër të vendit duke sjellë shira të përkohshëm. Herë pas here do të ketë stuhi afat-shkurta të erës, më të theksuara në zonat bregdetare. Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin përmirësim gradual të kushteve atmosferike.











