• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO / Vidhte me forcë bizhuteritë e qytetarëve, dalin pamjet e grabitësit të dhunshëm në Tiranë

by A R
18/08/2023 10:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Autori i dyshuar i 5 vjedhje të ndodhura në Tiranë, 3 prej të cilave të kryera me dhunë, është arrestuar nga policia.

Në pranga ka rënë 40-vjeçari me inicialet A.Sh., por edhe një person që akuzohet si përvetësuesi i sendeve të vjedhura.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “The runner”.   Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasve:  – A. Sh. alias J. N., 40 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Vjedhja me dhunë”; – R. P., 41 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale apo veprimtaria kriminale’”, njoftojnë uniformat blu.

Grabitësit i janë sekuestruar një varëse dhe një aparat celular të vjedhur.

Gjatë dokumentimit të plotë ligjor të vjedhjeve të kryera nga 40-vjeçari, ka rezultuar se sendet e vjedhura prej tij i përvetësonte shtetasi R. P., i cili i shiste në dyqanin e tij.

https://javanews.al/wp-content/uploads/2023/08/WhatsApp-Video-2023-08-18-at-10.04.48.mp4

Vjedhjet e dokumentuara:

– Më datë 02.08.2023, ka vjedhur sende personale në një automjet, në rrugën “Ali Demi”;

– Më datë 10.08.2023, i ka vjedhur me dhunë çantën një shtetaseje, në rrugën “Ali Demi”;

– Më datë 11.08.2023, ka vjedhur një ekran (monitor) në një biznes, në Rrugën e Elbasanit;

– Më datë 16.08.2023, i ka vjedhur me dhunë nga qafa varësen e floririt një shtetaseje, në rrugën “Xhanfize Keko”, si dhe i ka vjedhur me dhunë aparatin celular një shtetasi, në Rrugën e Elbasanit.

Next Post
Rama: Mjekët e rinj duhet të shërbejnë 5 vite për t’u pajisur me diplomë

Operacionet e fundit të SPAK dhe BKH, Rama: S'kanë rënë nga qielli. Dallgën e kësaj drejtësie e ngriti kjo qeveri!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com