Barcelona është mundur me rezultatin 0-2 në transfertë përballë ekipit të Valencias duke i dhënë një mundësi të artë Realit të Madridit që më në fund të marrë kryesimin e kampionatit.
Kampionët në fuqi u shfaqën të pafuqishëm përballë vendasve, të cilët u treguan që në momentet e para të lojës me më shumë dëshirë për ta fituar këtë ndeshje.
Një gol me devijim nga Jordi Alban ë të 48-ën dhe ai i Gomez në të 77-ën hodhën në tapet katalanasit që rrezikojnë seriozisht kreun e klasifikimit.
Para ndeshjes u shfaqën dhe incidente mes tifozerive të cilat u përleshën me njëra-tjetrën, me sende të forta nëpër rrugët e Valencias.
g.kosovari