Vizita në Shqipëri ka përfshirë nga emocionet Presidentin e Turqisë Rexhep Taip Erdogan i cili në një moment nuk i ka përmbajtur dot lotët.
Emocionet nuk kanë të bëjnë vetëm me vendosjen e gurit të themelit të Xhamisë së madhe të Namazgjasë, por dhe në ceremoninë e hapjes së Xhamisë në Kalanë e Prezës.
Në një moment kreu i shtetit turk së bashku me bashkëshorten e tij janë përlotur nga recitimi i një vajze shqiptare me shami në ceremoninë e organizuar me këtë rast.
Pjesë e poezisë janë vargjet:
“Mos e lër këtë vend, të brumosur nga myslimanët,
Pa myslimanë, Zoti im!
Na jep forcë, mos e lër fushën e xhihadit
Pa pahlevanë, Zoti im!
Mos i lër këta njerëz, që kërkojnë një hero
Pa një hero, Zoti im!
Mos na lër pa dashuri, ujë dhe ajër
Dhe pa atdhe, Zoti im!”.