“Femen” godet sërish. Një aktiviste e lëvizjes topless është prangosur, pasi i doli para makinës së presidentit amerikan Donald Trump, i cili ndodhet në Paris.
Aktivistet e grupit “Femen” kanë protestuar topless në rrugët e Parisit, duke vënë në provë shkathtësinë e policisë për ti arrestuar.
Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, pasi në kohë rekord aktivistja është kapur, dhe është shtrirë në tokë.
Trump ndodhet në Francë, ku po mbahen një ceremoni përkujtimore, për fundin e Luftës së Parë Botërore.
a.ç