• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO / Urimi i veçantë i Erion Veliajt për Pavarësinë e Kosovës

by Java News
17/02/2018 11:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, me anë të një videomesazhi ka uruar të gjithë qytetarët për 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Veliaj shprehet i lumtur për arritjet e Kosovës në këto vite, një rrugëtim i jashtëzakonshëm.

“Përshëndetje të gjithëve nga Tirana. Sot është një ditë fantastike për t’ju uruar të gjithë vëllezërve tanë në Kosovë gëzuar 10-vjetorin e pavarësisë”.

“Ky ka qenë një rrugëtim i jashtëzakonshëm. Të mendosh gjithë atë përpjekje, për luftën, për fitoren e luftës dhe pastaj për të fituar paqen, ajo që është arritur në Kosovë është e mrekullueshme. Unë e di që ne të gjithë jemi kritikë, të gjithë jemi cinikë, të gjithë jemi skeptikë, gjithmonë mundohemi të gjejmë diçka që nuk shkon, por le t’i shikojmë 10 vjet dhe atë që është arritur”, shprehet Kryetari i Bashkisë së Tiranës, duke shtuar:

“Unë kam qenë i impresionuar që nga dita e parë, kur kam ardhur të punoj në Kosovë fill pas luftës, dhe sa është transformuar vendi, çfarë rinie progresiste ka Kosova, çfarë inovacioni bëhet në Kosovë, sa krenarë kemi qenë sa herë është ngritur flamuri i shtetit të ri të Kosovës me sportistët dhe me të gjithë arritjet e të rinjve kosovarë”, shton ai.

“Unë besoj që në total ka më shumë gjëra që na bashkojnë dhe ka më shumë rezultate pozitive sesa problematika. Për të gjitha ato gjëra që nuk shkojnë, ndoshta ka ardhur koha të mobilizohemi, jo vetëm të kritikojmë, por të shikojmë çfarë mund të bëjë secili prej nesh, në qytetet tona, në lagjet tona, në komunitetin tonë”.

Kreu i Bashkisë së Tiranës thekson në mesazhin e tij se Shqipëria dhe Kosova e kanë të ardhmen përpara. “Unë besoj që kjo është një ditë për të reflektuar se sa kemi arritur, por ama edhe për të hapur imagjinatën tonë se sa larg mund të shkojmë. Shqipëria dhe Kosova e kanë të ardhmen përpara, ditët më të mira janë përpara nesh, kur ne bashkëpunojmë për të punuar për vendin tonë. Ju uroj të gjithëve gëzuar 10-vjetorin e pavarësisë. Urime dhe shumë dashuri e përqafime nga Tirana”.

Next Post
Strategjia e re për zgjerimin e BE, Basha: Radiografi e trishtuar e realitetit shqiptar

10-vjetori i pavarësisë, Basha kujton Rugovën dhe Jasharin: Përulemi para tyre!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com