• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

VIDEO/ “U nis Vajza”… Neim Avdyli rrëfen në gjyq grabitjen në Rinas

by Java News
16/02/2017 13:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“U nis vajza”, ky ishte mesazhi që u gjet në telefonin e ish-komandos Neim Avdyli dhe e ka fundosur njërin nga të arrestuarit për grabitjen në Qafën e Kasharit të enjten e kaluar.

Kjo është edhe një ndër provat kryesore që ka në dorë Prokuroria që përfshin Neimin si informator dhe vëzhgues në bandën e grabitësve të bankës.

Ai ka pranuar sot para gjykatës, e cila i dha arrest me burg, se në bandë kishte rolin e vëzhguesit. Ditën e grabitjes tha ai ka parë se sapo doli eskorta nga banka, dërgoi mesazhin anëtarëve të tjerë të grupit me përmbajtjen “u nis vajza”.

Pas 25 minutash, nga koha e marrjes së mesazhit, ka ndërhyrë edhe pjesa tjetër e grupit për të kryer grabitjen në Qafë Kashar.

Neim Avdulaj
Neim Avdulaj

Ai teksa ka pranuar krimin, ka treguar edhe detaje për paratë e vjedhura, ku tha se ato i ndante mes vetes dhe Fation Xhyliut, të penduarit të bandës. I fshehja që ti përdorja më vonë është shprehur ndër të tjera ai.

Ato më pas tha se i këmbenin në pika të ndryshme këmbimi valutor në sasi të vogla që të mos binin në sy. Kryesisht nën 3000 paund këmbeheshin në Lushnje dhe në Fier.

Sakaq, Ernest Kupa nuk e ka pranuar akuzën dhe ka thënë se ai është arrestuar pa prova ndaj tij.

Grabitësit e bankave/ Burg ish-komandos dhe “babagjyshit” (pamjet)

Ernest Kupa dhe Neim Avdulaj mbërrijnë në Gjykatën e Tiranës për t’u njohur me masat e sigurisë. Prokuroria ka kërkuar arrest me burg për të dy ata.

Një ditë më parë, gjykata la në burg dy të arrestuarit e tjerë në operacionin policir “Partrioti”, për grabitjen e parave të jë banke në Qafën e Kasharit të enjten e kaluar.

Ditjon Memlika dhe Fation Xhyliu u lanë në burg.

neimi ne gjykate

Ish-komandoja Neim Avdulaj në momentin e arrestimit ka qenë duke luajtur në një prej kazinove të qytetit të Vlorës, në bulevardin përgjatë Skelës.

Sipas të dhënave, Avdulaj është me orgjinë nga fshati Karbunarë i Vlorës. Ai është i datëlinjes 23 qershor 1988, ka lindur në Vlorë, por jeton në Tiranë.

Arrestimi i tij erdhi pasi Policia zbuloi se bënte pjesë në grupin e strukturuar kriminal, që kryente grabitjen e parave të bankave të nivelit të dytë.

Kater Grabitesit12

Sakaq, i arrestuari tjetër Ernest Kupa, i cili është djali i xhaxhait të Ilir Kupës, po hetohet nëse ka qenë apo jo pjesë e “bandës së babagjyshëve”.

neimiiii

Ky grup kriminal u hetua nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për dhjetëra grabitje në Tiranë e rrethe, por mendohet se Ernest Kupa i ka shpëtuar identifikimit në hetimin e parë, edhe pse ka qenë pjesëmarrës në krimet e realizuara nga grupi i “babagjyshëve”./panorama/a.k

Next Post
FOTOT/ Sa shumë janë tallur me Barcelonën…

FOTOT/ Sa shumë janë tallur me Barcelonën...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arrestimi i 4 shqiptarëve, Berisha: Nëse nuk lirohen menjëherë, do protestojmë te ambasada serbe në Tiranë

Arrestimi i 4 shqiptarëve, Berisha: Nëse nuk lirohen menjëherë, do protestojmë te ambasada serbe në Tiranë

March 25, 2026
“Destabilizuan Lindjen e Mesme”, kryeministri spanjoll vijon kritikat për SHBA-në dhe Izraelin

“Destabilizuan Lindjen e Mesme”, kryeministri spanjoll vijon kritikat për SHBA-në dhe Izraelin

March 25, 2026
“Ishulli i Trumpëve”/ Revista italiane risjell në vëmendje Sazanin: Jo gjithçka që shkëlqen është ar

“Ishulli i Trumpëve”/ Revista italiane risjell në vëmendje Sazanin: Jo gjithçka që shkëlqen është ar

March 25, 2026
Nuk siguroi shumicën në zgjedhje, kryeministrja e Danimarkës jep dorëheqjen

Nuk siguroi shumicën në zgjedhje, kryeministrja e Danimarkës jep dorëheqjen

March 25, 2026
Zgjedhjet e 9 nëntorit, sot përfundon afati për regjistrimin e kandidatëve

Drafti i PS për referendumet, eksperti Kume: Një hap drejt demokracisë së drejtpërdrejtë

March 25, 2026
Krah Koçiut, Rama ndan pamje nga mbledhja e qeverisë! Edhe ministrat e rinj në tryezë pas betimit para Presidentit

Rama vijon analizat me ministrat, të shtunën mbledhje e zgjeruar me Grupin dhe Kabinetin

March 25, 2026
Ambasadori i BE dorëzon progres raportin për Shqipërinë: KE, gati t’ju mbështesë për mbylljen e negociatave deri në fund 2027

Platforma e dialogut të hapur, Gonzato: Parlamenti ka rol kyç në procesin e integrimit të Shqipërisë

March 25, 2026
U vra nga bashkëshorti, flet vëllai i Dashurie Rrapaj: Shefitin ta groposin në kanal!

U vra nga bashkëshorti, flet vëllai i Dashurie Rrapaj: Shefitin ta groposin në kanal!

March 25, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 26 Mars 2026

March 25, 2026
Nga Skrapari në Kavajë për të vjedhur, arrestohet hajduti serial

Nga Skrapari në Kavajë për të vjedhur, arrestohet hajduti serial

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In