• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO/ U mor “peng” dikur në Shqipëri, biznesmeni i njohur grek sërish “gjah” i grabitësve, kasaforta me 1 mln euro fluturon nga kati i 6-të

by Java News
27/06/2022 16:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një grabitje spektakolare është shënuar në banesën e një biznesmeni grek në Selanik. Të shtunën e kaluar, një grup grabitësish ka hyrë në banesën e biznesmenit grek Dhimanti Xhambazi, në rrugën “Maria Kalas” në Selanik, duke grabitur kasafortën me 300 mijë euro cash, bizhuteri dhe 10 orë dore me vlere 500 mijë euro.

Grabitësit pasi caktivizuan alarmin e kthyen kamerat e sigurisë në krah të kundërt, arritën të ngrinin kasafortën me peshë 400 kg duke e hedhur më pas atë nga kati i 6 i pallatit ku banonte biznesmeni.

Më pas e ngarkuan në një automjet ngjyrë e errët dhe u larguan në drejtim të paditur ndërkohe që burime flasin edhe për një motor me kubikë të mëdhenj që shoqëroi mjetin e grabitesve. Policia greke është vënë në alarm për grabitjen spektakolare, por ende nuk ka rënë në gjurmë të autorëve.

Mediat greke ndërkohë kanë risjellë në skenë edhe një histori të mëparshme të biznesmenit Xambazi, një ngjarje e cila nuk ishte bërë më parë publike në Shqipëri, të cilën “BË” e risjell me detaje të plota.

Në 29 gusht 1996, Dhimitri Xambazi atëherë 22-vjeç, student i arkitekturës, u mor peng në rrethana të paqarta. Një person la takim me të jashtë stadiumit të PAOK në Selanik me justifikimin për të blerë automjetin e 22-vjecarit. Gjatë takimit, i riu u mor peng dhe u transportua në Shqipëri. Pengmarrësit i kërkuan familjes së tij 200 milion dhrahmi, shifër të cilën me pas e ulen në 150 milion. Babai i të riut, biznesmeni i njohur Dhimitris Xambazi, e pagoi shumën e kërkuar, e cila u transportua për në Korçë përmes autobusit të linjës Selanik-Tiranë.

12 ditë pas pengmarrjes, i riu Dhimitri Xhambazi u la i lirë në brigjet e Korfuzit në rrethana të paqarta, ndërkohë që mjeti i tij, i cili ishte dhe justifikimi i takimit, u gjet në një greminë në km 30 të aksit Kostur-Follorinë, disa ditë pas pengmarrjes. Pas disa kohë hetimesh, policia greke arriti të arrestojë dy prej katër personave të dyshuar për ngjarjen. Në nga të arrestuarit atëherë ishte Dolores Muço, 18-vjeç, i cili njihej edhe me emrat Ilia dhe Aleksandro si dhe me mbiemrin Tona. Policia greke nuk arriti të kapte vëllanë e tij, Kledi ose Andoni Muço, një shqiptar tjetër i njohur si Kenti dhe një shtetas tjetër të paidentifikuar. Në pranga u vu edhe shoferi i autobusit që transportoi parat, shqiptari Irakli Piro. Në mars 1998, Dolorez Muco u dënua me burgim të përjetshëm plus 19 vjet burg ndërsa Irakli Piro u dënua me 12 vjet burg./m.j

Next Post
Pushtimi rus/ Zelensksy bën parashikimin e bujshëm: Ja kur mund të mbarojë lufta

Ukraina kërkon armë nga G7/ Zelenski: Duam sisteme kundërajrore, me shumë sanksione si dhe eksport të grurit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

“BE i ka njohur vlerat e Shqipërisë”, Çupi: Athina një avokate e Shqipërisë, meritë e kryeministrit Rama!

April 23, 2026
Aksidenti në Tunelin e Llogarasë, ARRSH njofton normalizimin e qarkullimit, mjetet mund të udhëtojnë pa pengesa

Aksidenti në Tunelin e Llogarasë, ARRSH njofton normalizimin e qarkullimit, mjetet mund të udhëtojnë pa pengesa

April 23, 2026
Rriten tensionet, Hezbollah sulmon me raketa veriun e Izraelit

“Presim dritën jeshile nga SHBA”, Izraeli: Do ta kthejmë Iranin në epokën e gurit

April 23, 2026
LIVE/ Nis seanca plenare në Kuvend, në fokus reforma Territoriale dhe interpelanca me ministrin e Drejtësisë

Çfarë zgjidh numri magjik 100 për demokracinë shqiptare?

April 23, 2026
Botërori 2026, Italia i thotë “Jo” ftesës për të marrë vendin e Iranit

Botërori 2026, Italia i thotë “Jo” ftesës për të marrë vendin e Iranit

April 23, 2026
“I donin të gjitha qyl”!/ Artan Hoxha për dosjen “AKSHI”: Skemë tipike se si ka…

“I donin të gjitha qyl”!/ Artan Hoxha për dosjen “AKSHI”: Skemë tipike se si ka…

April 23, 2026
“Territorialja”/ Boçi-mazhorancës: Ultimatumi i vendosur nga ju, turp!

PD dhe deputetët e Ilir Metës braktisin seancën plenare për Luçiano Boçin

April 23, 2026
Aksident me vdekje në Kavajë-Rrogozhinë, humb jetën këmbësori

Aksident me vdekje në Kavajë-Rrogozhinë, humb jetën këmbësori

April 23, 2026
Putin dërgon anijen me naftë në ishull, Trump kërkon ndryshim regjimi, kush do e fitojë bastin për Kubën?

Putin dërgon anijen me naftë në ishull, Trump kërkon ndryshim regjimi, kush do e fitojë bastin për Kubën?

April 23, 2026
Iluzioni i Micotaqis për serinë e dytë të “Dy popuj miq”!

Iluzioni i Micotaqis për serinë e dytë të “Dy popuj miq”!

April 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In