Tullumbacet me oksid azoti reklamohen lirshëm në rrjetet sociale nga të rinjtë.
Ditën e sotme një 21 vjeçar, ka rënë në pranga pas videos që ka publikuar duke reklamuar bombola me oksid azoti, për të cilat thotë se kushtojnë 90 mijë lekë të vjetra dhe se me to mund të mbushësh rreth 45 tullumbace.
Madje, i riu Arjan Toçi teksa e reklamon në rrjete sociale, u bën tregon përdoruesve edhe ‘efektet’ që të jep duke përdorur shprehjen “të çon avion fare”.