• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

VIDEO tronditëse/ Momentet kur tanket e puçistëve hapin zjarr ndaj civilëve

by A R
22/07/2016 11:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Video të ndryshme të filmuara nga kamerat e sigurisë nga kënde të ndryshme, tregojnë më së miri për tmerrin që kishte ndodhur në urën e Bosforit në Stamboll në natën e 15 korrikut, kur civilët u përleshën me forcat ushtarake turke që u përpoqën të marrin pushtetin në këtë vend.

Derisa tanket qarkullonin në rrugët kryesore të Stambollit, ushtarët e uniformuar vazhdonin të mbanin të bllokuara dy urat më të mëdha, atë të Bosforit dhe Fatih Sulltan Mehmet.

Atë natë dëgjoheshin pa ndërprerë të shtëna armësh dhe shpërthime, derisa ushtarët kishin marrë nën kontroll pikat strategjike, duke detyruar stafin e televizionit shtetëror të transmetoj drejtpërdrejt lajmin se ushtria turke kishte marrë nën kontroll situatën.

Ky njoftim i pakuptimtë mobilizoi civilët në njërën anë të urës së famshme të Bosforit, që lidh Stambollin me Evropën dhe Azinë.

Ushtarët dhe mjetet ushtarake duke përfshirë edhe tanket, shumë shpejt bllokuan rrugën për të parandaluar aktivistët që ishin kundër grusht shtetit.

Ngjarjet e tmerrshme që kishin ndodhur atë gjatë përpjekjes së puçit ushtarak, janë përshkruar nga mediat me luftime të ashpra, gjakderdhje, shpërthime të fuqishme, ku ushtarët e rinj të armatosur me pushkë automatike dhe tanke, janë përballur me një turmë të rrëmbyer emocionalisht që me çdo kusht mundoheshin të mbronin rendin kushtetues.

Në këtë video shihen vrasjet e civilëve të kryera nga puçistët, të cilët nuk hezituan të përdorin tanke dhe pushkë automatike kundër qytetarëve. /Telegrafi/a.m.

Next Post

7 vendet me ndëshkimet më brutale në botë ndaj përdhunuesve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com