• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO / Tre betejat e Fatmir Xhafajt dhe pendesa e tij më e madhe në politikë

by Java News
29/03/2021 22:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kreu i komisionit të posaçëm të reformës në drejtësi, Fatmir Xhafaj, tha në “Ilva Now” se reforma në drejtësi ishte një nga arritjet më të mëdha të karrierës së tij politike dhe se puna për implementimin deri në fund të saj duhet të vazhdojë ende po me të njëjtën përgjegjshmëri.

Ndërkaq, e pyetur nga Ilva Tare edhe se cila ishte pendesa më e madhe e kandidatit për deputet të Partisë Socialiste, ai tha se ishte koha e ndarë padrejtësisht mes punës dhe familjes, ku kësaj të fundit siç u shpreh dhe Xhafaj i ka kushtuar shumë pak vëmendje në krahasim me kohën e dedikuar detyrës.
A do të kishit dashur të ndërtonit një marrëdhënie tjetër me opozitën? – pyeti gazetarja Tare ish-ministrin.

“Unë personalisht kam qenë shumë i kujdesshëm. E kundërta ka qenë krejt tjetër. Arsyet, besoj është përsëri reforma në drejtësi,” – u shpreh Xhafaj.
Sipas tij arsyeja pse duhet bërë pjesë e Kuvendit edhe pas 30 vjetësh në politikë, është vizioni që Xhafaj ka për të mbështetur luftën kundër korrupsionit.
“Sepse besoj se kam njohjen e nevojshme, vizionin e duhur, dhe vullnetin për ta mbështetur këtë projekt madhor.

Unë mendoj se korrupsioni është një gangrenë e madhe në këtë vend. Korrupsioni nuk është një perceptim më, por është realitet dhe një ndër arsyet që u detyruam të bënim një reformë aq të thellë ishte korrupsioni. Për të luftuar korrupsionin e xhepit, por edhe atë që quhet ndryshe si korrupsionin i kravatës. Korrupsioni i xhepave dëmton, por korrupsioni i kravatave shkatërron sistemin shtetëror, e gërryen sistemin demokratik dhe qeverisjen vendit. Reforma në drejtësi është një hap i madh dhe shpejt do shohim rezultat në këtë drejtim,” – tha ai.

Kandidati për deputet i PS-së nuk nguroi të theksonte për të disatën herë se misioni i tij në politikë lidhet drejtpërdrejt me çuarjen deri në fund të reformës në drejtësi, luftën ndaj korrupsionit dhe hartimin dhe implementimin e ligjeve specifike për rininë.
“Ky nuk është një projekt që e kam nisur katër-pesë vjet para. Ky është një projekt që e kam nisur që nga dita që jam bërë ministër Drejtësie, hap pas hapi. Një ditë tjetër nëse do të jem këtu në studio, ju premtoj se do tua tregoj me detaje se cili ka qenë ky rrugëtim i gjatë për të ardhur deri këtu,” – përfundoi Xhafaj.

Next Post
Avokado, vërtetë një superfrut

Fruti, që konsiderohet si armik i kancerit dhe rregullon aktivitetin e veshkave!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

“Meraku i tij janë familja dhe fëmijët”, Ndreca: Veliajt iu ndalua komunikimi me të afërmit

October 28, 2026
“Pa ujë, pa drita”, Veliaj nga burgu i Fierit: Jam në një korridor me 3 vrasës të dënuar me burgim të përjetshëm

“Pa ujë, pa drita”, Veliaj nga burgu i Fierit: Jam në një korridor me 3 vrasës të dënuar me burgim të përjetshëm

October 28, 2026
Persekutimi gjyqësor ndaj Veliajt, pse dhëndri i Berishës gjykohet në liri me të njëjtat akuza!

Pse u transferua Veliaj në burgun e Fierit? Gazetarja zbulon çfarë do të ndodhë gjatë 10 ditëve të ardhshme

October 28, 2026
Turqia kërkon zgjidhje diplomatike, çfarë ishte në fokus të një telefonate midis Trump dhe Erdogan

Turqia kërkon zgjidhje diplomatike, çfarë ishte në fokus të një telefonate midis Trump dhe Erdogan

October 28, 2026
Putin e cilëson Elon Musk “gjeni të vërtetë”: Jemi në kontakt të ngushtë me të

Putin e cilëson Elon Musk “gjeni të vërtetë”: Jemi në kontakt të ngushtë me të

October 28, 2026
“Do të krijojmë një qeveri të re”/ Eisenkot pas zgjedhjeve në Izrael: Do të sjellim ndryshimin

“Do të krijojmë një qeveri të re”/ Eisenkot pas zgjedhjeve në Izrael: Do të sjellim ndryshimin

October 28, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, dalin audioregjistrimet: Kontrollori lejoi trenat të lëviznin pa konfirmuar distancën e sigurisë

Tragjedia hekurudhore në Spanjë, dalin audioregjistrimet: Kontrollori lejoi trenat të lëviznin pa konfirmuar distancën e sigurisë

October 28, 2026
Momente prekëse në Spanjë, i riu ribashkohet me familjen pas aksidentit hekurudhor (VIDEO)

Momente prekëse në Spanjë, i riu ribashkohet me familjen pas aksidentit hekurudhor (VIDEO)

October 28, 2026
Flavio Bolsonaro falenderon Trumpin dhe premton të drejtojë opozitën braziliane nga SHBA

Flavio Bolsonaro falenderon Trumpin dhe premton të drejtojë opozitën braziliane nga SHBA

October 28, 2026
“40% e shqiptarëve në kufijtë e varfërisë”, Zogaj: Paketa e Ramës duket si improvizim, taksat rrezikojnë punësimin

“40% e shqiptarëve në kufijtë e varfërisë”, Zogaj: Paketa e Ramës duket si improvizim, taksat rrezikojnë punësimin

October 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In