Teksa në Tiranë situata u tensionua në Gjykatë ku deputetët e PD u konfrontuan me policët në nisje të seancës për protestuesit e Kalimashit, një tjetër protestë e tensionuar u zhvillua rreth 120 kilometër larg nga kryeqyteti.
Në Ballsh naftëtarët u mblodhën sërish në dyert e uzinës ku kërkuan rinisjen e punës, marrjen e pagave të prapambetura dhe kontrata kolektive pune.
Protesta u shoqërua me tensione pasi naftëtarët shembën portën kryesore duke u futur me forcë brenda rrethimit të uzinës.
Ata këkuan rinisjen e punës pasi prej disa ditësh vetëm 150 prej tyre janë lejuar të kthehen në punë. Sipas informacioneve, uzina është në remont dhe pritet të rinisë punën së shpejti./a.m.











