Në vigjilje të Krishtlindjes Bashkia Tiranë po organizon një koncert duke sjellë një atmosferë sa më festive.
Sheshi “Skënderbej” është sot më i gëzueshëm se kurrë më parë ku në një atmosferë festive dhe argëtuese për qytetarët e Tiranës, por edhe vizitorët e shumtë nga brenda dhe jashtë vendit, kryeqyteti po kremton këtë mbrëmje vigjiljen e Krishtlindjes.
Bashkia ka organizuar një koncert festiv për të gjithë qytetarët, për të pritur kështu këtë festë.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj iu bashkua koncertit të madh festiv në “Sheshin Skënderbej”.
Koncerti në sheshin Skënderbej nisi me orkestër simfonike dhe i bashkohet edhe kori i fëmijëve.
I gjithë eventi është organizuar si udhëtim në kohë e stile muzikore.
“Sa atmosferë e ngrohtë në sheshin “Skënderbej”, në vigjilje të Krishtlindjes , shoqëruar me tingujt plot mirësi e dashuri të koncertit festiv”, shkruan Veliaj.
/f.s











