ANGLI
Tifozët e Manchester United kanë hyrë në fushën e ‘Old Trafford’ pak orë para startimit të sfidës Manchester United.
Ata protestojnë kundër pronarëve Joel dhe Avram Glazer, dhe lëvizja ka nisur që kur Manchester United cendosi të ishte pjesë e ‘Super League’, që më pas e anuloi.
Tifozët që ishin mbledhur jashtë stadiumit, u futën në fushë dhe hodhën flakadanë drejt tribunës kryesore.
Prej cënimit të sigurisë së stadiumit, rrezikohet të mos luhet sot supersfida e javës Manchester United-Liverpool.