Ngjarja ka ndodhur ditën e shtunë para ndeshjes finale të Kupës së Mbretit mes Barcelonës dhe Sevillia-s. Intervista ‘live’ e gazetares Marina Lorenzo në “Canal +” ka shkuar si mos më keq.
Tifozët e Barcelonës të entuziazmuar nuk largoheshin nga kamerat, deri në një moment kur gazetarja ka kërkuar ndërprerjen.
Edhe pas këtij pushimi të shkurtër situata ka qenë e njëjtë. Në një moment dëgjohet gazetarja e cila i thotë një tifozi të Barcelonës: “Mos më prek!”./a.ç