Bardheblutë zbresin të qetë në “Air Albania”, me të gjitha shifrat në favor.
Ekipi i Shehit ka dominuar totalisht jo vetëm Partizanit por të gjithë rivalët, për këtë arsye qëndrojë të vetëm në krye, në kuotën e 52 pikëve, 8 më shumë se Laçi i vendit të dytë dhe plus 19 pikë në raport me Partizanit, shifra që tregojnë qartë supermacinë e bardhebluve.
Të kuqtë e kanë mbyllur llogaritë me titullin por një fitore ndaj Tiranës gjithnjë ka një shije të veçantë, për më tepër që do të frenonin marshimin e bardhebluve drejt titullit kampion. Ekipi i Mehmetit kërkon pikët e plota edhe për të synuar evropën nga kampionati.
30-Tifozët e Partizanit djegin stadiumin, ndërpritet ndeshja
14’ Rifillon ndeshja, ne të dy lojtarët e gatshëm për të dhënë kontributin e tyre në vijimin e sfidës.
12’ Përplasje mes Matondo dhe Tolit. Futbollisti i Partizanit mbetet i shtrirë në fushë dhe kërkon asistencën e mjekëve.
10’ Hoxhallari është lojtari i parë i ndëshkuar me të verdhë pas një faulli ndaj Skukës.
7’ Epërsi territoriale e Tiranës e cila ka mbyllur Partizanin në gjysmëfushën e vet në këto minuta dhe po mundohet të gjejë një gol të shpejtë.
3’ Xhixha provon me një gjuajtje nga jashtë zonës, por pa shumë sukses pasi nuk gjen katërkëndorin.
2’ Dueli ndërpritet për pak sekonda, pasi ka fishekzjarrë që hidhen nga tifozët. Pas qetësimit të situatës, ndeshja rifillon përsëri.
1′ Nis dueli në “Air Albania”.
Formacionet:
Tirana: Bekaj, Toshevski, Najdovski, Totre, Limaj, Përgjoni, Hoxhallari, Devid, Toli, Xhixha, Seferi. Trajner: Orges Shehi.
Partizani: Hoxha, Marku, Belica, Bitri, Hadroj, Rrapaj, Matondo, Kallaku, Mala, Skuka, Junior. Trajner: Dritan Mehmeti.
Arbitër kryesor; Juxhin Xhaja
Asistentë: Denis Rexha, Nertil Bregasi
Arbitër i katërt: Andi Koçi
VAR: Kreshnik Bajramaj
AVAR: Dojando Myftari