Në javën e 14-të të Serisë A, Milan e mbyll vitin 2020 me fitore. Kuqezinjtë fitojnë ndaj Lazios në frymën e fundit me shifrat 3-2.
Një lojë intensive dhe me përmbysje. Kuqezinjtë e nisën mirë takimin ku Rebic në minutën e 10-të shënoi për vendasit,ndërsa ishte vetë sulmuesi kroat që 7 minuta më vonë fitoi 11-m në të cilën Calhanoglu realizoi.
Në krahun tjetër Lazio nuk kishte se çfarë të humbiste dhe nisi menjëherë të sulmonte.
Në minutën e 28-të pati një kontakt Kalulu-Correa me arbitrin që dha një tjetër 11-m këtë herë në favor të miqëve. Immobile nuk arriti të shënonte me Donnarumman që grushtoi, por nuk kishte çfarë të bënte në tentativën e dytë të Luis Albertos. Në pjesën e dytë, pikërisht në minutën e 58-të Immobile barazoi shifrat me atë supergol.
Ndërsa kur u mendua se gjithçka po shkonte drejt barazimit, Theo Hernandez në minutën e 92-të arriti të godiste saktë me kokë pas një harkimi nga goditja e këndit. Një fitore me mjaft vlera pasi kuqezinjtë e mbyllin vitin 2020 në vendin e parë -1 pikë nga rivali kryesor Inter.
g.kosovari











