• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

VIDEO/ Thatësira në verën e vitit 2022, më e keqja në 500 vitet e fundit në Europë

by Java News
08/09/2022 12:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Thatësira e verës së vitit 2022 ishte më e keqja në 500 vitet e fundit në Europë,  sipas të dhënave të programit europian të vëzhgimit të Tokës Copernicus, i cili menaxhohet nga Komisioni i BE-së dhe Agjencia Europiane e Hapësirës, shkruan tgcom 24.

Imazhet e regjistruara nga sateliti Sentinel 2 tregojnë se, ndërmjet 1 korrikut dhe 31 gushtit, tregojnë dëme të mëdha për shkak të thatësirës. Dëmet më të rënda janë qartësisht të dukshme në juglindje të Britanisë së Madhe, në Francën veriore dhe në Gjermani, Poloni dhe Europën Lindore.

Gjithashtu sipas të dhënave nga Observatori Global i Thatësirës, 47% e Europës në gusht ishte në alarm: shenjat më serioze ishin mungesa e lagështirës në tokë dhe efektet negative në bimësi.

In 2022, #drought has affected the whole of Europe

Observe how our continent has changed with this mosaic of images acquired by #Copernicus #Sentinel2 ️ between 1 July and 31 August

2021
2022#Drought2022 pic.twitter.com/lXITzYwDFt

— Copernicus EU (@CopernicusEU) September 5, 2022

Përveç kësaj, niveli i ujit në lumenj, duke përfshirë Rhine, Danub dhe Po, ka rënë aq shumë sa nuk mund të lundrohet, ndërsa klima jashtëzakonisht e nxehtë dhe e thatë ka rritur shumë rrezikun e zjarreve në pyje.

Thatësira është përshkruar si më e keqja që Europa ka regjistruar në 500 vite: thatësira e fundit më e madhe, në fakt, goditi Kontinentin e Vjetër në vitin 1540, me një kohëzgjatje prej 11 muajsh, duke çuar në rreth 90-95 ditë reshje më pak se mesatarja e Europës perëndimore dhe qendrore e shekullit të 20-të, raporton abcnews.al.

Thatësira hidrologjike ishte po aq ekstreme: rrjedha e lumenjve si Reno dhe Elba ra deri në 90%. Sipas të dhënave nga zjarret në pyje në Europë kanë shkaktuar nivelin më të lartë të emetimeve në 15 vitet e fundit.

Kombinimi i valës së të nxehtit të gushtit me kushtet e thatësirës së zgjatur në të gjithë Europën Perëndimore ka rezultuar në një rritje të aktivitetit, intensitetit dhe vazhdimësisë së zjarreve në pyje.

Gjithashtu, emetimet totale për zjarret në pyje në Bashkimin Europian dhe Britaninë e Madhe nga 1 qershori deri më 31 gusht 2022 vlerësohen në 6.4 megaton karbon, niveli më i lartë për këta muaj që nga vera e vitit 2007.

CAMS, i zbatuar nga Qendra Europiane për Parashikimet e Motit në Rang të Mesëm në emër të Komisionit Europian dhe i financuar nga Bashkimi Europian, raporton se emetimet e zbuluara në verën e vitit 2022 u shkaktuan kryesisht nga zjarret shkatërruese që prekën Francën jugperëndimore dhe Gadishullin Iberik, me Francën dhe Spanjën që kanë numrin më të lartë të emetimeve të shkaktuara nga zjarret në pyje në 20 vitet e fundit.

Në zona të tjera të hemisferës veriore, të cilat zakonisht përjetojnë kulmin e aktivitetit të zjarreve gjatë muajve të verës, emetimet totale të vlerësuara kanë qenë dukshëm më të ulëta se vitet e fundit, pavarësisht disa zjarreve shkatërruese, raporton abcnews.al.

Republika e Saçës dhe distrikti autonom i Cukotkës, në lindjen e largët të Rusisë, nuk kanë regjistruar të njëjtin numër zjarresh si në verërat e fundit: shumica e zjarreve këtë verë u raportuan më në jug, në territorin e Khabarovsk.

Rajonet më qendrore dhe perëndimore të Rusisë, duke përfshirë distriktin autonom të Chanty-Mansi dhe rrethin e Ryazan, kanë zbuluar një numër në rritje të zjarreve pyjore, të cilat shkaktuan shumë tym, duke përkeqësuar cilësinë e ajrit.

Emetimet totale të vlerësuara për zjarret në territoret e Qarkut Federal Qendror të Rusisë ishin më të lartat që nga zjarret e mëdha që goditën Rusinë perëndimore në vitin 2010.

Next Post
Deri në 3 vite burg kush ngroh dhomën më shumë se 19 gradë! Zvicra, masa ekstreme për energjinë

Deri në 3 vite burg kush ngroh dhomën më shumë se 19 gradë! Zvicra, masa ekstreme për energjinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të fshehura në prozhektorët e makinës, FRONTEX sekuestro 55 mijë euro cash në kufirin malazez, mes tyre edhe kartëmonedha shqiptare!

Të fshehura në prozhektorët e makinës, FRONTEX sekuestro 55 mijë euro cash në kufirin malazez, mes tyre edhe kartëmonedha shqiptare!

September 1, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme rrisin çmimin e naftës, Brent ngjitet në 93 dollarë për fuçi

Rikthimi i luftës në Lindjen e Mesme, ‘arratiset’ çmimi i naftës, kalon 94 dollarë për fuçi! Rritet dhe gazi, mbi 74 USD

September 1, 2026
Tanket izraelite rrafshojnë Gazën, evakuimi i pashmangshëm, ndihma bujare për ata që shpërngulen në jug

OBSH paralajmëron: Sezoni i ardhshëm i reshjeve në Gazë kërcënon shëndetin publik!

September 1, 2026
Emri/ Plagosje me armë zjarri në Vlorë, 19 vjeçari me urgjencë në spital. Mister shkaku

Përleshje mes dy vëllezërve në Korçë, njëri plagoset me sëpatë! Autori tenton arratisjen, por policia e arreston

September 1, 2026
“S’mund t’i përsërisim zgjedhjet vazhdimisht”- Kurti reagon për 6 deputetët e LDK që s’do votojnë Sejdiun si president: Veprim negativ!

“S’mund t’i përsërisim zgjedhjet vazhdimisht”- Kurti reagon për 6 deputetët e LDK që s’do votojnë Sejdiun si president: Veprim negativ!

September 1, 2026
Sulmi me dron rus në Lajpcig, edhe Greqia shpreh solidaritet me Gjermaninë! Mitsotakis: Kërcënimi do të dështojë!

Sulmi me dron rus në Lajpcig, edhe Greqia shpreh solidaritet me Gjermaninë! Mitsotakis: Kërcënimi do të dështojë!

September 1, 2026
Ish-ambasadori në SHBA: Projektligji për Serbinë në Kongres duhet marrë seriozisht!

Ish-ambasadori në SHBA: Projektligji për Serbinë në Kongres duhet marrë seriozisht!

September 1, 2026
“Përballë luftës hibride s’ka vend për hezitim”- Sulmi me dron në Lajpcig, reagon Rama: Jemi përkrah Gjermanisë! Akt agresioni rus kundër sigurisë së Evropës

“Përballë luftës hibride s’ka vend për hezitim”- Sulmi me dron në Lajpcig, reagon Rama: Jemi përkrah Gjermanisë! Akt agresioni rus kundër sigurisë së Evropës

September 1, 2026
Protestuesit largohen nga bulevardi, Rama lë Kryeministrinë nën masa të rrepta sigurie!

Protestuesit largohen nga bulevardi, Rama lë Kryeministrinë nën masa të rrepta sigurie!

September 1, 2026
Këngëtari Harry Style dhe aktorja Zoe Kravitz bëjnë planet e dasmës! Zbulohen detajet, në fillim ceremonia private dhe më pas…

Këngëtari Harry Style dhe aktorja Zoe Kravitz bëjnë planet e dasmës! Zbulohen detajet, në fillim ceremonia private dhe më pas…

September 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com