Kryeministri Edi Rama vazhdon të ironizojë kryedemokratin Sali Berisha, duke e cilësuar ‘buf kënete’.
Teksa ka publikuar një video bufi, Rama shkruan: “thaje kënetën me votë”. Madje përveç bufit, shkrimin e shoqëron me disa bretkosa, duke sulmuar kështu kundërshtarin e tij politik në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.