Një ngjarje e pakëndshme i ka ndodhur Matteo Salvinit, pasi është sulmuar nga një grua. Lideri i Ligës italiane, gjatë një vizite në Toskana është shtyrë nga një grua me ngjyrë, e cila madje e ka gjuajtur dhe më shpullë dhe i ka këputur pullat e këmishës. Në një video të publikuar nga mediat italiane shihet e gjithë skena, ku një grua i vërsulet Salvinit.
Salvini, partia e të cilët është kundër emigrantëve, ka qëndruar në Pontasieve në afërsi të Firences në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet rajonale që do të mbahen më 20 dhe 21 shtator.
“Duket se veprimi ishte i menduar më parë”, ka bërë të ditur policia italiane. Ndërkohë, Salvini u shpreh se gruas duhet t’i vinte turp për veprimin në fjalë.
/e.rr