Partia Demokratike ka shpërndarë një video, ku aktivistëve të saj u ka ardhur një telefonatë nga stafi i Belind Këlliçit. Ata në fillim prezantohen si nga PD, e më pas kërkojnë votat për Belon. Kjo ka irrituar aktivistet e PD-së, që i thonë aktivistes së Foltores se do ta çojnë në prokurori.
Ndërkaq, kandidati i PD-së për Tiranën, Roland Bejko ka publikuar foto, ku në posterat e Partisë Demokratike është mbivendosur me të zezë emri i Belind Këlliçit.
Për këtë, Bekjo shkruan: Kjo është prova se Sali Berisha në këto zgjedhje nuk ka garë me socialistët por me partinë Demokratike. Berisha dhe Metaj kanë frikë nga forca e demokratëve të thjeshtë që do të votojnë masivish kundër tyre dhe Edi Ramës në 14 maj.
E dënoj me forcë këtë akt vandal, por gjithashtu i bëj thirrje autoriteve që të marrin masat dhe të venë para përgjegjësisë shkelësit e ligjit./m.j











