• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO/ “Teknologjia është e ardhmja”, Nxënësit e shkollës “Gustav Mayer” nisin mësimet rreth KODIMIT

by Java News
08/11/2019 11:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nxënësit e shkollave të kryeqytetit po i kushtojnë një rëndësi të veçantë teknologjisë së informacionit. Teknologjia është e ardhmja dhe të vegjlit duan të mësojnë sa më shumë rreth saj.

Fokusi i tyre duket qartë në videon e postuar nga kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ku nxënësit e shkollës “Gustav Mayer” shfaqin interes për këtë fushë, duke treguar shembuj të ndryshëm nga informacionet që ata kanë.

Ndërsa shumë shpejt të apasionuarit pas kodimit dhe teknologjisë do të kenë mundësi të zhvillojnë aftësitë e tyre te Piramida, e cila falë nismës së Bashkisë së Tiranës do të shndërrohet në një godinë kushtuar posaçërisht kësaj fushe kaq të rëndësishme për të ardhmen.

“Nxënësit e shkollës “Gustav Mayer” duan me patjetër të mësojnë gjithçka rreth kodimit. Me dëshirën dhe vullnetin që kanë, pak nga pak do të bëhen gjeni në të ardhmen. Mezi pres që t’i shoh së shpejti te pikëtakimi i të apasionuarve pas teknologjisë, PIRAMIDA. “, shkruan kryebashkiaku Veliaj në Facebook.

Piramida e Tiranës do të jetë një godinë transparente dhe plot dritë, për të krijuar idenë e një vendi që merr frymë në Tiranë. Për këtë parashikohen që të përdoren sa më shumë xhama, për të bërë të mundur që drita natyrale të dominojë në ambientet e brendshme të saj. Gjithashtu ky projekt synon të krijojë Simbolin e ri për Tiranën, ku ndërtesa të jetë e arritshme nga të gjitha anët. Piramida do të shërbejë si një lloj inkubatori për bizneset në fushën e inovacionit, artit dhe kreativitetit.

Risi e revitalizimit të qendrës qëndron në faktin se modeli TUMO është një lloj i ri i përvojës arsimore në kryqëzimin e teknologjisë dhe dizajnit. Të rinjve do t’u jepen mjetet dhe njohuritë që kanë nevojë për të arritur potencialin e tyre dhe ata do të jenë në gjendje të zhvillojnë aftësitë e tyre të të mësuarit për t’u përballur me sfidat e shekullit 21. Programi i të mësuarit TUMO përbëhet nga aktivitete të vetëmësimit, workshope dhe laboratorë në 14 programe të ndryshme nën mbikëqyrjen e ekspertëve më të mirë nga e gjithë bota.

Nxënësit e shkollës “Gustav Mayer” duan me patjetër të mësojnë gjithçka rreth kodimit.👨💻 Me dëshirën dhe vullnetin që kanë, pak nga pak do të bëhen gjeni në të ardhmen.💡 Mezi pres që t’i shoh së shpejti te pikëtakimi i të apasionuarve pas teknologjisë, PIRAMIDA.👩💻 pic.twitter.com/z9fYakrPMd

— Erion Veliaj 🚴‍♂️🌳⚽️🇦🇱 (@erionveliaj) November 7, 2019


g.kosovari

Next Post
Ngel në Vetting shefi i Ankesave pranë SHÇBA, e “dogji” pasuria

Ngel në Vetting shefi i Ankesave pranë SHÇBA, e "dogji" pasuria

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump në krah të Jensen Huang, çfarë zbulon qëndrimi i tij për skandalin e Nvidia-s?

Trump në krah të Jensen Huang, çfarë zbulon qëndrimi i tij për skandalin e Nvidia-s?

November 13, 2026
Kontrollet rrugore në Vlorë, 13 drejtues mjetesh procedohen penalisht brenda një jave, mbi 1 900 gjoba

Kontrollet rrugore në Vlorë, 13 drejtues mjetesh procedohen penalisht brenda një jave, mbi 1 900 gjoba

November 13, 2026
Goditet rrjeti kriminal i Dark Web në 14 shtete, 354 të arrestuar, mbi 5.7 tonë drogë dhe 210 milionë euro të sekuestruara

Goditet rrjeti kriminal i Dark Web në 14 shtete, 354 të arrestuar, mbi 5.7 tonë drogë dhe 210 milionë euro të sekuestruara

November 13, 2026
Arrestohet vëllai i Pirro Dhimës, akuzohet se u jepte doping peshëngritësve të ekipit të tij

Arrestohet vëllai i Pirro Dhimës, akuzohet se u jepte doping peshëngritësve të ekipit të tij

November 13, 2026
Çfarë ka në Kaliningrad dhe pse mund të shkaktojë një luftë midis Moskës dhe Evropës?

Çfarë ka në Kaliningrad dhe pse mund të shkaktojë një luftë midis Moskës dhe Evropës?

November 13, 2026
Policia ndëshkon protestuesit, 36 gjoba nga 5 mijë lekë për bllokimin e rrugëve në Tiranë

Skenari i dhunshëm, tre ditët që shpëtuan vendin nga ‘grushti i shtetit’!

November 13, 2026
Agjencia e Bashkimit Evropian: Përdorimi i drogës, problem serioz për 79% të shqiptarëve

Agjencia e Bashkimit Evropian: Përdorimi i drogës, problem serioz për 79% të shqiptarëve

November 13, 2026
FBI zbulon skemën me video-thirrje, si vodhën hakerat koreano-veriorë 400 milionë dollarë

FBI zbulon skemën me video-thirrje, si vodhën hakerat koreano-veriorë 400 milionë dollarë

November 13, 2026
Putin pranon evropianët në tryezën e negociatave, por i vë përballë një ‘zgjedhjeje’

Putin pranon evropianët në tryezën e negociatave, por i vë përballë një ‘zgjedhjeje’

November 13, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e diel 6 shtator 2026: Akrepi përballë një dashurie që mund të zgjasë

Horoskopi ditor i Brankos, premte 13 nëntor 2026

November 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In