• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

VIDEO/ “Të vras, mos fol…” E moshuara rrëfen përballjen me hajdutin në banesë

by A R
22/08/2017 12:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy persona rreth orës 22:00 të së hënës kanë grabitur banesën e një çifti të moshuarish duke u marrë tre milionë lekë të vjetra.

Në banesë në momentin e grabitjes ndodhej vetëm 70-vjeçarja Naferit Tafani, të cilën autori e goditi dhe hodhi në shkallë, pasi mori paratë.

E moshuara është gjetur me kokë të çarë dhe pa ndjenja nga fqinjët e saj të cilët më pas kanë njoftuar policinë.

Naferit Tafani jetonte vetëm me bashkëshortin i cili në atë moment nuk ndodhej në shtëpi, pasi në Belsh po zhvillohej një koncert.

Naferit Tafani në një intervistë për Report Tv u shpreh se autori e kërcënoi që të mos fliste se do ta vriste, ndërsa dikush tjetër e priste me motor jashtë banesës.

Ajo tha se paratë ua kishin dërguar djemtë në Itali, ndërsa autori sipas saj është i njohur, pasi e dinte që kishin lekët në banesë.

70-vjeçarja ndodhet në spitalin e Elbasanit jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë policia është duke punuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e hajdutëve që masakruan të moshuarën.

Dëshmia e gruas: Mori 3 milionë lekë dhe më tha mos fol se do të vras
“Dola të pres burrin në tavolinë jashtë, në një moment tentova të futem brenda, por prapa derës kishte karrige dhe shtyva derën.

Pashë një njeri me dritë, kontrollonte, duke menduar se ishte burri, i thirra “Paske ardhur dhe nuk më the. Pse nuk flet o Myslim”. Pastaj e kuptova dhe bërtita. O hajduti!!!

Ai më tha mos fol se do të vras, nuk doli nga dritarja, por nga dera dhe më hodhi në shkallët dhe nuk e pashë nga iku.

Fqinjët më thanë që kapërceu në kangjellat dhe një tjetër e priste në motor, ndërsa vetë kam qenë pa ndjenja.

Vetëm një ishte brenda, nuk e di a kishte armë, por kishte një elektrik që kontrollonte, por kur thirra unë ai doli te dera dhe tha; Mos fol se të vrava.

Në shtëpi ishin 3 milionë lekë. Burri erdhi pas 7-8 minutash. Autorët e dinin që kishim lekë, që i sillnin fëmijët nga Italia, ne dy pleq vetëm.

Ata shfrytëzuan edhe koncertin, e dinin që isha vetëm dhe burri nuk ishte. Kam shumë dhimbje në kokë.

Kërkojmë nga policia të zbardhen autorët, kemi frikë që të rrimë në shtëpinë tonë. Fëmijët më thanë mos u mërzit për lekët. Në Belsh kanë ndodhur disa grabitje” deklaroi Naferit Tafani për Report Tv.

rrefet per report tv
Naferit Tafani duke folur për Report Tv

Njoftimi i policisë së Elbasanit
Më datë 21.08.2017, rreth orës 23.30 është marrë informacion nga salla operative për një vjedhje banese në Lagjen “Tafani” në  Belsh.

Menjëherë në vendngjarje u nisën shërbimet e policisë ku konstatuan se në banesën e shtetasit M.T., 72 vjeç , i cili jetonte me bashkëshorten e tij shtetasen N.T., 70 vjeçe, një person i paidentifikuar kishte hyrë në banesë ku sipas dëshmisë së dhënë nga dy bashkëshortët dyshohet se  autori kishte vjedhur 2 milionë lekë të vjetra.

Sipas deklarimeve të shtetases N.T, në momentin e ndodhjes së ngjarjes bashkëshorti i saj kishte dalë në qëndër të qytetit të Belshit, ndërsa  vetë e moshuara kishte shkuar tek një komshie.

Në momentin që shtetasja N.T  ka parë ndezur dritat e shtëpisë ka shkuar për tek banesa e saj  dhe në shkallët e katit të parë është përplasur me autorin i cili po dilte me shpejtësi nga shtëpia për tu larguar, ku për pasojë shtetasja N.T  është rrëzuar nga shkallët.

Menjëherë, e moshuara  është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin Kirurgjik të Elbasanit  dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e policisë, po punojnë intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Next Post
Kryebashkiaku Veliaj, fushatë sensibilizuese dhe informuese në shkolla për përballimin e emergjencave civile

Kryebashkiaku Veliaj, fushatë sensibilizuese dhe informuese në shkolla për përballimin e emergjencave civile

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ekspertët ngrenë alarmin: Biletat e avionëve do të arrijnë nivele rekord

March 10, 2026
Sulmi kibernetik ndaj Parlamentit, eksperti: Hakerat kishin ditë brenda sistemit

Sulmi kibernetik ndaj Parlamentit, eksperti: Hakerat kishin ditë brenda sistemit

March 10, 2026
Kriza në Hormuz, inteligjenca amerikane zbulon planin për minimin e ngushticës, Evropa në alarm

Kriza në Hormuz, inteligjenca amerikane zbulon planin për minimin e ngushticës, Evropa në alarm

March 10, 2026
Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, humb jetën 40-vjeçari në Berat

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, humb jetën 40-vjeçari në Berat

March 10, 2026
“Ishim mirë, kur ishim keq”, fermerët flasin për financimet në bujqësi

Zhbllokohen fondet IPARD III, BE hap rrugën për financimin e bujqësisë shqiptare

March 10, 2026
Vëmendje për viktimat

Me dinamit kundër demokracisë

March 10, 2026
Të paraburgosurit tek 302-shi futen në grevë urie, bëjnë publike 8 kërkesat

447 të burgosur përfitojnë lirinë, ja kur kalon për diskutim në Kuvend amnistia penale

March 10, 2026
Rritja e çmimeve të karburantit, mblidhet task-forca për monitorimin e situatës

Rritja e çmimeve të karburantit, mblidhet task-forca për monitorimin e situatës

March 10, 2026
VIDEO / Sulmi kibernetik, momenti kur hakerat fshijnë materialet e Kuvendit

VIDEO / Sulmi kibernetik, momenti kur hakerat fshijnë materialet e Kuvendit

March 10, 2026
Paralajmërimi i fortë i Katarit: Lufta me Iranin mund të japë rezultate katastrofike

Paralajmërimi i fortë i Katarit: Lufta me Iranin mund të japë rezultate katastrofike

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In