Një politikan shqiptar në Maqedoni ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:45 në Kërçovë.
Sipas televizionit maqedonas “Alsat”, i plagosur ka mbetur politikani shqiptar Alit Abazi, kandidat i pavarur në zgjedhjet lokale. Përveç Abazit, është plagosur edhe shefi i fushatës të tij elektorale, Destan Abdiu.
Incidenti është konfirmuar edhe nga Ministria e Brendshme, e cila pohon se janë plagosur tre persona. Plagosja ndodhi gjatë një incidenti të armatosur. Në vendngjarje shkuan forca të shumta policie. Për momentin nuk ka informacione rreth autorit të plagosjes