• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO/ ‘Kostot për vettingun, të mos jemi të lirë në miell e të shtrenjtë në krunde’

by Java News
26/09/2017 12:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Të mos jemi të lirë në miell e të shtrenjtë në krunde”, kështu deklaroi ish-ministri Tahiri në mbledhjen e grupit të PS, duke iu referuar debatit për shkurtimin e numrit të punonjësve dhe pagave të vettingut.

Ish-ministri tha nuk duhet të kursehemi nëse kemi ndërmend të pastrojmë drejtësinë shqiptare, në mënyrë që të mos fshihen pas vendimmarrjes.

“Hajde të shkurtojmë dicka tjetër, këtu nuk duhet të kursehemi nëse kemi ndërmend të pastrojmë drejtësinë shqiptare.

Ditën e premte kur të fillojnë punën, këta njerëz të mos e kenë si justifikim këtë cështje. Kjo është një situatë e pazakontë që duhet të zgjidhen me mjete të pazakonta.

Ne duhet ti kërkojmë llogari për atë që bëjnë dhe të mos fshihemi pas vendimmarrjeve tona.

Ne nuk na shërben qasja e kontabilistit në historinë e vettingut dhe nuk duhet parë në çështjet financiare. Të mos jemi të lirë në miell e të shtrenjtë në krunde“” deklaroi ai.

Ndërsa ministri Ahemtaj reagoi duke thënë se struktura është e plotë, pasi janë bërë shtesa të konsiderueshme financiare.

“Do kenë 100% rritje rroge, apo 120% dhe 150%? Struktura është e plotë. Nuk ka logjikë kontabiliste, por funksionale. Shtesa e tyre është e konsiderueshme” deklaroi ai.

Në debat ka ndërhyrë Rama duke deklaruar se asnjë institucion nuk duhet të zgjerohet dhe rritet për të akomoduar njerëzit nëpër zyra.

“Në rastin konkret është respektuar plotësisht principi bazë që është mbështetje ekstra për reformën.

Të gjithë duhet ta dini që pagat për këtë institucion janë ekstra. Të tilla do të jenë edhe pagat për gjykatësit dhe prokurorët që do dalin pa njollë në skanerin e vettingut” përfundoi ai.

Kryeministri paralajmëroi edhe opozitën që të përgatiten për debatin e së enjtes për Vettingun, pasi nuk bëhet fjalë për numrin e punonjësve.

Komisioni i Ligjeve miratoi dje 110 punonjës në staf për këto institucione të rëndësishme të Vettingut, nga 185 që ishin kërkuar.

Në fund, vetëm me votat e mazhorancës, Komisioni miratoi 50 punonjës për Komisionin e Kualifikimit nga 65 që kishte kërkuar. Komisionerit Publik i dha 26 nga 53, ndërsa atij të apelimit vetëm 37 nga 68.

a.ç

Next Post
Komisioni parlamentar rrëzon ligjin për ‘mbetjet’, voton pro dekretit të Nishanit

Komisioni parlamentar rrëzon ligjin për ‘mbetjet’, voton pro dekretit të Nishanit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestuesit zhvendosen te Parku Rinia, policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës drejt tyre

Protestuesit zhvendosen te Parku Rinia, policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës drejt tyre

October 19, 2026
Protesta në Tiranë, RENEA vendoset sërish te Kryeministria!

Protesta në Tiranë, RENEA vendoset sërish te Kryeministria!

October 19, 2026
Kaos në Milano, 160 të arrestuar në katër orë, 80% e tyre të mitur! Protestuesit thyen dyqanet e plaçkitën qytetin

Kaos në Milano, 160 të arrestuar në katër orë, 80% e tyre të mitur! Protestuesit thyen dyqanet e plaçkitën qytetin

October 19, 2026
“Me Saliun do kishim qëndruar në baltë”- Frrok Çupi: Berisha është vetë dhuna, është specie më vete dhe nuk e pranon tjetrin!

“Dhunuesit, në listë të zezë të zonës Schengen?”- Çupi: Vendim i domosdoshëm për stabilitetin, e tërë Europa po digjet nga “Antifa”

October 19, 2026
Protestuesit e dhunshëm qëllojnë me breshëri fishekzjarrësh e molotovësh, Policia i shpërndan dhe i ndjek këmba-këmbës!

Kaosi e dhuna, sa mund të gjenerojnë një proces politik?

October 19, 2026
Ish-ministri Vengu reagon për protestat: Studentët e duan Shqipërinë, nuk e djegin! Dhuna nuk i shërben asnjë kauze

“Dialogu demokratik sjell ndryshim”- Vengu: Pagat e policëve, mësuesve, mjekëve dhe ushtarakëve duhet të jenë në krye të administratës!

October 19, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Studentët e dhjetorit nuk dogjën kryeqytetin!

October 19, 2026
Bilanci i protestës, 36 të lënduar në Spitalin e Traumës, 14 vijojnë trajtimin në spital

Një protestë që nuk ka aftësi të organizohet politikisht

October 19, 2026
Pas ndjekjes “këmba-këmbës” Policia fut në kurth protestuesit, shoqërime masive te “Medreseja”, efektivët mbushin furgonët me të dyshuar!

Pas ndjekjes “këmba-këmbës” Policia fut në kurth protestuesit, shoqërime masive te “Medreseja”, efektivët mbushin furgonët me të dyshuar!

October 19, 2026
Policia i zmbraps me gaz lotsjellës dhe ujë, protestuesit ia ‘nxjerrin inatin’ koshave të plehrave, u vënë zjarrin!

Policia i zmbraps me gaz lotsjellës dhe ujë, protestuesit ia ‘nxjerrin inatin’ koshave të plehrave, u vënë zjarrin!

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com