• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO/ Tahiri: Trim është ai që dorëzon armën

by Java News
26/02/2017 20:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fushata sensibilizuese për dorëzimin e armëve pa leje që shqiptarët mbajnë në banesat e tyre prej vitit 1997, nuk ka përfshirë vetëm Policinë e Shtetit por edhe të rinj të cilët i janë bashkuar kësaj kauze.

Policia mirëpriti ftesën e të rinjve të Sarandës për t’ju bashkuar në fshatin Vrinë. Ata trokitën derë më derë për të përhapur thirrjen e dorëzimit të armëve, brenda 30 prillit si afat i fundit i amnistisë.

Drejtori i Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, i shoqëruar edhe nga shefi i komisariatit të Sarandës, Ermal Lila, ftoi të gjithë banorët që disponojnë armë zjarri pa leje t’i dorëzojnë, për të garantuar në këtë mënyrë një Shqipëri më të sigurt.  “I kemi ftuar të gjithë banorët e fshatit që të bëhen pjesë e kësaj nisme dhe të kontribuojnë secili prej tyre për të dorëzuar, nëse disponojnë një armë zjarri pa leje, dhe për t’ju bashkuar këtij rrugëtimi tonë drejt një Shqipërie më të sigurt”, theksoi Çela. Disa nga banorët që i janë përgjigjur pozitivisht kësaj nisme deklaruan se ndiheshin të rrezikuar nga mbajtja pa leje e armëve, pasi fëmijët mund të luanin me to, ose edhe mund t’i përdornin gjatë zënkave të moshës.

Në këtë fshat u dorëzuan dy armë pa leje, ndërsa pjesë e apelit për një Shqipëri të paqtë, u bë edhe një prift.

“Arma ka të keqen e saj vret të shfaros, vazhdoni këtë mision që të shohim një Shqipëri me lule”, – tha ai, shkruan express.

Ndërkohë, edhe ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri përshëndeti iniciativën e të rinjve dhe sensibilizimin qytetar për një Shqipëri pa armë.

“Trim është kush dorëzon armën.:) Faleminderit studentëve që bashkë me policinë trokasin derë më derë për sensibilizimin e qytetarëve. Shqipëria pa armë”, – shkruan ministri në rrjetin social Facebook.

Dorezimi i armeve – Vrine (Sarande) by gazetaexpress-shqiperi

Next Post
Ish Presidenti i Iranit i shkruan Trumpit…E vlerëson për deklaratat se sistemi zgjedhor i SHBA është i korruptuar

Ish Presidenti i Iranit i shkruan Trumpit...E vlerëson për deklaratat se sistemi zgjedhor i SHBA është i korruptuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

November 11, 2026
Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

November 11, 2026
Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

November 11, 2026
Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

November 11, 2026
Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

November 11, 2026
“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

November 11, 2026
Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

November 11, 2026
Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

November 11, 2026
A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

November 11, 2026
SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In