Ish-ministri i Brendshem, Saimir Tahiri ka lene ne mesdite banesen, ku ndodhet ne arrest shtepie, per te qene pjese e seances ne Gjykaten e Apelit për Krime të Rënda, e cila pritet të vendosë sot nëse ai duhet të vazhdojë të qëndrojë në “arrest shtëpie” apo jo.
Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda do të mbajë sot seancën gjyqësore për Samir Tahirin, ku ish-ministri i Brendshëm kërkon heqjen e masës së “arrestit të shtëpisë”.
Rreth orës 13:11, ai doli nga banesa për t’iu drejtuar gjykatës.
Gjykata e Krimeve të Rënda caktoi më 12 maj 2018, masën e sigurisë “arrest shtëpie”./a.ç