• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO/ Strehimi i afganëve, Rama nderohet me çmim në New York: Më erdhi turp nga refuzimi i vendeve të pasura

by Java News
02/06/2022 14:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama është nderuar me një çmim në New York për strehimin e afganëve në vendin tonë.

Rama u shpreh se duke parë një hezitim nga shumë vende të pasura ndjehu diçka që mund të përshkruhet vetëm me një emër: Turp.

Ai tha se Shqipëria nuk mund të sillej ndryshe duke pasur parasysh historinë e saj me një kod mikpritje kur shtëpia e shqiptarit është e zotit dhe e mikut.

“Jam shumë, shumë mirënjohës, por jam edhe tejet i keqardhur, që më duhet të përsëris diçka që e kam thënë shumë herë, sa në pozitë ndihem. Mos më keqkuptoni, është një nder, nder i madh e, gjithashtu, një kënaqësi e madhe që gjendem sot këtu, po nuk arrij dot ende të bëj paqe me faktin që ajo çka duhej të ishte rregulli, është përjashtim.

Më duhet t’ju them, duke qenë se jemi këtu pas dyerve të mbyllura e nuk na dëgjon kurrkush, se ajo çfarë ndjeva përballë kaq shumë hezitimi dhe kaq shumë refuzimesh që vinin nga vende mjaft më të pasura për t’iu hapur dyert afganëve ka vetëm një emër: “Turp”.

Shumë njerëz më kanë pyetur: “Pse? Pse do ta bënte Shqipëria këtë? Pse do e merrja unë këtë vendim?” Ndoshta, edhe në këtë sallë ka njerëz që pyesin veten “pse”, si ndodhi që një prej vendeve më të varfra të Europës ishte një ndër vendet e para që u hapi dyert njerëzve, që përpëliteshin mes jetës e vdekjes.

Përgjigjen e kësaj pyetjeje e gjejmë në historinë tonë, që është një histori mikpritjeje, një histori respekti karshi njerëzve në nevojë, një histori e mishëruar në kushtetutën tonë të parë, kodin e shqiptarëve, ku shkruhet: “Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut”. Me “mik” nuk nënkuptohej thjesht ai që ftohej, por ai që të trokiste derë, se gjendej në nevojë. Në bazë të këtij kodi, trokitja në derë është vullneti i Zotit dhe ti duhet ta hapësh. Kujtdo që i bie asaj dere i duhet dhënë strehë, kujdes dhe mbrojtje.

Ndoshta këtu e ka zanafillën arsyeja se pse Shqipëria ishte i vetmi vend në Europë që pati më shumë hebrenj pas luftës sesa para saj; vendi ku asnjë hebre, as edhe një i vetëm, nuk iu dorëzua nazistëve. Në ato kohëra aq tragjike, kur hebrenjtë braktisnin shtëpitë e tyre kudo në Europë, Shqipëria u bë vendi tek i cili hebrenjtë vinin, nuk iknin; vinin për t’u mbrojtur”, tha Rama.

g.kosovari

Next Post
The Rolling Stones “tronditën”  Madridin/ Grupi nisi turneun evropian

The Rolling Stones “tronditën” Madridin/ Grupi nisi turneun evropian

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

Ndreca: Pas Nesti Angonit del Nasta Pëllumbi, anonimja tjetër e sajuar për të përndjekur Veliajn

April 9, 2026
VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

April 9, 2026
E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

April 9, 2026
Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

April 9, 2026
Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

April 9, 2026
Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

April 9, 2026
“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

April 9, 2026
Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

April 9, 2026
Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

April 9, 2026
“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In