• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO/ Spoti, Berisha i fton shqiptarët në protestë duke u përdhosur Flamurin Kombëtar! Krim që dënohet deri në 2 vite burg

by Java News
10/11/2022 15:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prej ditësh tashmë ‘Rithemelimi’ i Sali Berishës por edhe Partia e Lirisë së Metës dalin në media dhe ftojnë shqiptarët në protestën e 12 nëntorit. Së fundmi ish-Kryeministri e ka përsëritur thirrjen për mitingun para Kryeministrisë me një spot zyrtar.

Me këtë spot opozita kërkon të përcjellë mesazhin e fortë të çngjyrosjes së flamurit kombëtar me ngjyrën e Rilindjes, nga “duart e Edi Ramës”. Dhe spoti shoqërohet me një zë që numëron ato që opozita i quan skandalet e qeverisë.

Por në fakt publikimi i këtij spoti tregon një skandal të ;Rithemelimit; dhe Sali Berishës. Në video shikohet qartë se flamuri kombëtar përdhoset, mbulohet me një bojë vjollcë. Ky veprim është një shkelje e hapur e ligjit dhe mbi të gjitha është një krim i parashikuar edhe në Kodin Penal.

Sipas nenit 268 të Kodit Penal poshtërimi i Republikës dhe simboleve të saj, përfshirë Flamurin Kombëtar, duke e dëmtuar, prishur, bërë të padallueshëm dhe të papërdorshëm, dënohet me gjobë deri në 2 vite burg.

Neni 268 i Kodi Penal

Poshtërimi i Republikës dhe simboleve të saj.

Poshtërimi botërisht ose nëpërmjet botimeve apo shpërndarjes së shkrimeve, i Republikës së Shqipërisë dhe rendit kushtetues, i flamurit, i stemës, i himnit kombëtar, i dëshmorëve të kombit ose heqja, dëmtimi, prishja, bërja e padallueshme apo e papërdorshme e flamurit apo e stemës së Republikës së Shqipërisë të ekspozuara nga institucionet zyrtare, përbëjnë kundërvajtje penale dhe dënohen me gjobë ose me burgim deri në dy vjet./m.j

Next Post
Doktori shqiptar pjesë e bandës së drogës në Belgjikë, detaje nga operacioni

Doktori shqiptar pjesë e bandës së drogës në Belgjikë, detaje nga operacioni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com