• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO/ Sonila Meço përplaset me Klosin në emisonin e saj: Pyetjet i bëj unë! Nuk mund të më akuzoni që po nxij!

by Java News
01/05/2019 11:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sonila Meço ka pasur dje të ftuar ministrin Blendi Klosi.

Ajo e ka nisur intervistën duke thënë se Shqipëria ka bërë hapa pas nga viti i kaluar, ndaj dhe nuk do t’i hapen negociatat.

Kjo ka sjellë reagimin e Klosit, që i drejtua asaj se po nxinte Shqipërinë.

Klosi: Për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut nuk ka asnjë sinjal negativ. Ajo që është kërkuar në kuadër të zgjedhjeve europiane, besoj se janë të qarta problematikat që kanë filluar prej kohësh. Këtë duhet të diskutojmë ne kush është vetë ndjesia e vetë europianëve për BE-në dhe çfarë ata presin nga BE. 

Meço: Do qajmë hallet e Europës, të BE-së? 

Klosi: Nuk po qaj hallin e Europës, po qaj hallin tonë se si mundohemi ne ta nxijmë direkt bisedën dhe ta çojmë tek e keqja. 

Meço: Ku është e nxira?

Klosi: Sapo e thatë. Pyetja juaj është a kemi bërë hapa mbrapa. 

Meço: Ju pyeta sepse parlamenti holandez e dha një sinjal. Çfarë u tha për negociatat në takimin e Berlinit? 

Klosi: As unë as ju nuk kemi qenë në atë tryezë. 

Meço: Unë po flas referuar deklaratave zyrtare. 

Klosi: Ajo çfarë unë dhe ju dimë, janë deklarimet e atyre që kanë qenë në tryezë. 

Meço: Jo nga ata që kanë qenë në bisedime, sepse mund tju them DW ka kërkuar edhe falje që i është referuar deklaratës së kryeministrit Rama. 

Klosi: Nuk ka thënë për atë, ka qenë para aktivitetit. Le të jemi tek hallet e shqiptarëve. Shqipëria nuk ka bërë hapa prapa. 

Meço: Këtë thoni. Pyetjet nuk nxijnë, përgjigjet nxijnë. 

Klosi: Tani të vijmë dhe të nxjerrim se ça ka thënë Rama… Për çfarë e nxorrët atë që ka thënë Rama para një viti?

Meço: Sepse dua të kuptoj se çfarë ka ndodhur nga maji i viti 2018 e deri tani. Sepse di edhe këtë gjë që progres raporti është bllokuar. 

Klosi: Ju e keni një zyrtar që merret me këtë punë që është komisioneri Hahn dhe ai tha që jemi gati të japim një rekomandim pozitiv për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. 

Meço: Sepse duhet mbajtur gjallë fryma. T’jua hap Twitter-in e tij. 

Klosi: Jo, jo çfarë Twitteri.

Meço: Unë citoj burimet zyrtare jo ata që kanë qenë në tryezë. 

Klosi: Qytetarët shqiptarë duhet të dëhgjojnë që nëse ka shtyrje të negociatave për në shtator nuk ka të bëjë fare me problematikat tona. Ne duam të hyjmë në BE. Nuk kam dëgjuar një zë që dojë të kundërtën. 

Meço: Vendimin për negociatat nuk e marrim ne. Kur del një deklaratë e përbashkët. Ju lutem zoti Klosi i bëj unë pyetjet, flas unë këtu. 

Klosi: Po bëjeni pra pyetjen sepse nuk me keni ftuar këtë të më bëni oponencë mua dhe të më akuzoni kot. 

Meço: Ju nuk mund të më akuzoni mua që po nxij. Ju i keni informacionet nga tryeza unë i kam nga deklarata zyrtare. 

g.kosovari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklarata e fortë e Vuçiç: Nëse më arrestojnë, Serbia do të dalë në protesta

Deklarata e fortë e Vuçiç: Nëse më arrestojnë, Serbia do të dalë në protesta

November 23, 2026
Trafik droge nga Shqipëria drejt Italisë/ Prokuroria e Leçes mbyll hetimet për 66 persona

“Nga Ekuadori në Meksikë, shqiptarët shtrijnë aleanca me kartelet e kokainës që furnizojnë Europën”

November 23, 2026
Atentati që solli vdekjen e Sel Çamit në Fier, mbetet i plagosur edhe i vëllai

Vrasja e Sel Çamit në Fier, kamerat e sigurisë zbulojnë dy persona të maskuar pranë banesës

November 23, 2026
“Shqipëria pranë momentit historik”, ministri i Jashtëm i Sllovakisë: Mund të kalojë drejt traktatit të anëtarësimit në BE

“Shqipëria pranë momentit historik”, ministri i Jashtëm i Sllovakisë: Mund të kalojë drejt traktatit të anëtarësimit në BE

November 23, 2026
Gjendet i pajetë në tendë një 58-vjeçar, kishte shpallur grevë urie përpara universitetit në Romë

Gjendet i pajetë në tendë një 58-vjeçar, kishte shpallur grevë urie përpara universitetit në Romë

November 23, 2026
Rusia reagon për herë të parë dhe bën paralajmërimin e frikshëm pasi Ukraina ia fundosi anijen e re luftarake

Rusia reagon për herë të parë dhe bën paralajmërimin e frikshëm pasi Ukraina ia fundosi anijen e re luftarake

November 23, 2026
“Protesta humbi mbështetjen në terren”, gazetarja: Sot zhvillohet kryesisht në rrjetet sociale

“Protesta humbi mbështetjen në terren”, gazetarja: Sot zhvillohet kryesisht në rrjetet sociale

November 23, 2026
U kap me kufje gjatë provimit teorik të patentës, shqiptari del në gjyq në Belgjikë

U kap me kufje gjatë provimit teorik të patentës, shqiptari del në gjyq në Belgjikë

November 23, 2026
Ndalohet një “Audi” i blinduar. Shoqërohet djali i “Mustaqekuqit” dhe komisari i Gardës

Ndalohet një “Audi” i blinduar. Shoqërohet djali i “Mustaqekuqit” dhe komisari i Gardës

November 23, 2026
Miku i Edonit zbulon prapaskenat: Fabregas ka vlerësim të lartë për Zhegrovën

Miku i Edonit zbulon prapaskenat: Fabregas ka vlerësim të lartë për Zhegrovën

November 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In