• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

VIDEO/ “Skifterët e natës” në aksion me kapuç në kokë, 2 në pranga, 2 të tjerë shpallen në kërkim

by Java News
18/01/2020 13:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryen një sërë vjedhjesh gjatë natës, kapen dhe arrestohen në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, dy adoleshentë, ndërsa 2 të tjerë shpallen në kërkim.

Policia ben me dije se ka zbardhur një sërë vjedhjesh të tjera të kryera më parë nga këta shtetas.

Ne pranga jane vene I. L., 14 vjeç, banues në Tiranë; – K. S., 16 vjeç, banues në Kamzë; si dhe shpallën në kërkim shtetasit: -F. B., 14 vjeç dhe E. M., 14 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Ne videon me poshte mund te shihni se si jane zbuluar nga kamerat e sigurise, teksa kryesnin grabitjet ne subjekte te ndryshme, qe i kishin piketuar me pare.

NJOFTIMI

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe zbardhjen e rasteve të vjedhjeve kundër pronës dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– I. L., 14 vjeç, banues në Tiranë;

– K. S., 16 vjeç, banues në Kamzë;

Si dhe shpallën në kërkim shtetasit:

-F. B., 14 vjeç dhe E. M., 14 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Këta të rinj, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, përgjatë natës kanë kryer vjedhjet e mëposhtme:

– Në bulevardin “Gjergj Fishta” kanë vjedhur një shumë në euro dhe në lekë, në një agjenci e siguracionesh;

– Në rrugën “Gjin Bue Shpata” kanë vjedhur një shumë lekësh në një dyqan ;

– Në rrugën “Dritan Hoxha” kanë tentuar të vjedhin në një farmaci;

– Në rrugën “Ibrahim Rugova” kanë vjedhur një sasi lekësh në një farmaci;

– Në rrugën “Perlat Rexhepi” kanë vjedhur një shumë lekësh në një bulmetore;

– Në bulevardin “Bajram Curri” kanë vjedhur në një lokal.

Gjithashtu, nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasit e mësipërm janë autorë edhe të tri vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë, konkretisht:

– Më datë 14.01.2020 kanë vjedhur në bulevardin “Gjergj Fishta” zyrat e tre shoqërive siguracionesh.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Vjedhja, e kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë”.

https://www.javanews.al/wp-content/uploads/2020/01/cunat.mp4

Po nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në këkrim, në bulevardin “Bajram Curri”, u kap shtetasi në kërkim K. B., alias S. B., 39 vjeç, banues në Gjirokastër.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Gjirokastër, për veprat penale “Kalim i paligjshëm i kufirit”, “Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të policisë së rendit publik”. Ky shtetas iu dorëzua për veprime të Komisariatit të Policisë Gjirokastër.

Si dhe shtetasi B. L., 33 vjeç, banues në Tiranë. Ky person ka qenë i shpallur në kërkim për llogari të seksionit të Komisariatit Rajonal të Qarkullimit Rrugor, pasi me shkresën nr. 295, datë 15.01.2020 Prokuroria e Tiranës ka dërguar urdhrin e për ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ka vendosur deklarimin fajtor të të pandehurit B. L., për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” .

 

Next Post
FOTO/ “Prindërit e mi shqiptarë erdhën në SHBA vetëm me rrobat e trupit”, Këngëtarja: Për 1 vit jetuan në kishë

FOTO/ “Prindërit e mi shqiptarë erdhën në SHBA vetëm me rrobat e trupit”, Këngëtarja: Për 1 vit jetuan në kishë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I dënuari për korrupsion ishte liruar për sjellje të mirë, Apeli i Posaçëm e rikthen në burg

I dënuari për korrupsion ishte liruar për sjellje të mirë, Apeli i Posaçëm e rikthen në burg

April 4, 2026

EMRAT/ Grabitën kasafortën me sende me vlerë në një banesë, në pranga dy persona

April 4, 2026
 Riorganizimi i PS, Rama: Numri i turistëve dhe investimet e huaja në Shqipëri janë shumëfishuar gjatë qeverisjes sonë

“Nga 2 milionë në 12 milionë turistë”, Rama: Madje më parë numërohesha edhe unë sa herë dilja e hyja në Shqipëri

April 4, 2026
Tiranë: Finalizohet operacioni “Access”, arrestohen dy persona për vjedhje kasaforte

Tiranë: Finalizohet operacioni “Access”, arrestohen dy persona për vjedhje kasaforte

April 4, 2026
Rama ndan punët për zgjedhjet në Tiranë, Braçe i pakënaqur: Më hoqën nga fushata në Njësinë 5 pa arsye, akt i padrejtë por..

Incident në një aktivitet partie? Braçe: Fajin e kanë ata në PS që shpërndajnë lajme të tilla

April 4, 2026
“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

Një prokuror nuk është SPAK, SPAK nuk është një prokuror

April 4, 2026
“Ka shumë helm për integrimin”, Rama: BE na do! Dera do mbyllet vetëm pasi të kemi hyrë ne brenda

“Ka shumë helm për integrimin”, Rama: BE na do! Dera do mbyllet vetëm pasi të kemi hyrë ne brenda

April 4, 2026
Më pak se 10 qytetarë, dështon për herë të dytë protesta për çmimin e naftës

Më pak se 10 qytetarë, dështon për herë të dytë protesta për çmimin e naftës

April 4, 2026
Pashkët katolike, Papa Leoni mban kryqin në të gjitha stacionet për herë të parë pas tre dekadash

Pashkët katolike, Papa Leoni mban kryqin në të gjitha stacionet për herë të parë pas tre dekadash

April 4, 2026
Sot ndeshja me Partizanin, Beci i premton Vllaznisë 15 milionë lekë nëse shpallet kampione

Sot ndeshja me Partizanin, Beci i premton Vllaznisë 15 milionë lekë nëse shpallet kampione

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In