Skënderbeu ka fituar me rezultatin 1-0 ndaj Flamurtarit me frymën e fundit. Ekipi korçar ia doli të dërgonte topin në rrjetë me Bregun në minutën e 90′. Ekipi i “Ujqërve të Dëborës” iu fal një aksioni të mirë dhe i zakonshmi Bregu arriti të dërgonte topin në rrjetë.
Korçarët e dominuan ndeshjen, por nuk ishin konkret para porte. Futbolli i luajtur në stadiumin “Skënderbeu” ishte i një niveli nën mesatar me trajnerin Ilir Daja që u nervozua shumë me ekipin e tij.
Flamurtari po mbrohej mirë dhe ngacmonte pak me kundërsulme, ndërsa ish-kampionët nuk i humbën shpresat deri në minutën e fundit. Atëherë kur mendohej se gjithçka do të mbyllej 0-0, ishte një aksion i mirë i Gripshit që futi një top në zonë.
Krasniqi gaboi nga fare pranë portës me sferën që përfundoi në traversë dhe u kthye në këmbët e Bregut që nuk gaboi për 1-0. Vlonjati i dha ekipit të tij 3 pikë të rëndësishme, pasi parakalojnë Vllazninë në renditje me 27 pikë, ndërsa Flamurtari e ka prerë biletën për Kategorinë e Parë.
g.kosovari