Në konferencën e zhvilluar ditën e sotme, ku të pranishëm ishin ambasadori i SHBA në vendin tonë, Donald Lu, dhe kreu i Kuvendit, Donald Lu, përveç tematikave ku u fokusuan deklaratat, tërhoqi vëmendjen një “veprim”. Ndër të tjera në konferencë u fol edhe për Klement Balilin, i cili ende nuk është arrestuar nga Policia, por ajo çka është dashur të bisedohet “privatisht” mes ambasadorit Lu dhe kryetarit Meta nuk dihet.
E themi këtë, pasi në një moment gjatë konferencës kamerat e “ABC News” kanë fiksuar një moment kur Donald Lu i shkruan diçka në një letër Metës dhe ia kalon.
Kryetari i Kuvendit e lexon letrën dhe shprehet mjaft i habitur; dhe më pas i aprovon diçka me kokë ambasadorit. Fill pas kësaj, kreu i Kuvendit ka grisur letrën, përmbajtja e së cilës nuk dihet.
BW/d.i.
Mesazhet e fshehta mes Ilir Metes e Donald Lu by news-al