Drejtoresha e Drejtorisë së Tatimpaguesve të Mëdhenj, Enkelejda Pipa ka shpjeguar me detaje atë që është kthyer në një debat politik në vend, deklarimin e TVSH-së nga bizneset e mesme dhe të vogla.
Për të sqaruar amullinë e krijuar nga politika, Pipa në një intervistë për ERTV theksoi se më skemën e re bizneset e vogla jo vetëm që nuk paguajnë më shumë, por përkundrazi, përfitojnë pasi TVSH që sot e zbresin në deklarimin që bëjnë, më parë e mbanin si kosto të tyren.
Nga ana tjetër, ajo që vlen për tu theksuar sipas saj është fakti se shtrirja e skemës së tvsh-së mbi biznesin e vogël me xhiro më të lartë se 2 milionë lekë nuk rrit as barrën tatimore të të vegjëlve dhe as çmimet. Kjo është një masë e domosdoshme për t’i dhënë fund lojës së të mëdhenjve që shfaqen si të vegjël dhe shfrytëzimit të të vegjëlve nga të mëdhenjtë për të mashtruar shtetin dhe konsumatorin.
“ERTV Intervista:Drejtorja e Drejtorisë së Tatimpaguesve të Mëdhenj, Enkelejda Pipa, shpjegon shumë konkretisht pse shtrirja e skemës së tvsh-së mbi biznesin e vogël me xhiro më të lartë se 2 milionë lekë nuk rrit as barrën tatimore të të vegjëlve dhe as çmimet. Kjo është një masë e domosdoshme për t’i dhënë fund lojës së të mëdhenjve që shfaqen si të vegjël dhe shfrytëzimit të të vegjëlve nga të mëdhenjtë për të mashtruar shtetin dhe konsumatorin”
ma.me