• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

VIDEO-SKANDALI i zyrtarit të PD, flet polici: Kërcënimet e Murrizit pasi fika kameran

by A R
31/03/2017 18:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ditën e djeshme një video flagrante e kreut të Partisë Demokratike në Lushnje Myslim Murrizi, publikuar nga vetë zyrtari i PD-së, u përhap masivisht dhe ngjalli reagime të forta.

Video tregonte se si Murrizi i drejtohej me një fjalor të rëndë fyes punonjësit të policisë Agron Voga, i cili e konstatoi pa rrip sigurimi.

Agron Voga është babai i një vajze të vogël dhe është pjesë e Policisë së Shtetit prej 8 vitesh, ndërsa prej 3 vitesh i shërben Policisë Rrugore.

Voga rrëfen gjithçfarë ndodhi dje në një intervistë për newsbomb.al.

Përtej asaj që u pa me zë dhe figurë në video, çfarë ndodhi tjetër që ne s’e dimë ende?

Në momentin që fika kamerën, zotëria më kërcënoi, më shau dhe më tha : “Tani do e shohësh çfarë do ndodhë me ty”. Pas kësaj unë e kallëzova në komisariatin numër 1 dhe vazhdova punën.

A pati ndonjë moment kur ju menduat se mund ta humbnit kontrollin përballë gjithë serisë së fyerjeve e sharjeve të zyrtarit të PD-së?

Jo. Për asnjë moment. Kjo puna jonë është punë rutinë dhe ne raste të tilla kemi çdo ditë dhe nuk mund t’ia lejojmë vetes të biem pre e provokimeve. Jemi zbatues të ligjit dhe kaq.

Ju e dinit kush ishte shoferi që ndaluar, pra që ai ishte pikërisht Myslym Murrizi, pasi kryetari i PD-së pretendon se ndalimi i tij ishte politik.

Jo, nuk e njihja fare. Zotëria ishte pa rripin e sigurimit dhe procedura ligjore parashikonte gjobë. Thjesht po ndiqja procedurat.

Videoja është bërë virale tanimë dhe reagimet në rrjet kanë qenë masive. Shumë ju kanë mbështetur dhe janë solidarizuar me ju. Si ju bën të ndiheni ky fakt?

Mendoj se kam bërë detyrën si duhet ndaj dhe reagimet kanë qenë pozitive. Nuk kam ndonjë ndjenjë krenarie për veten. Është thjesht respekti për uniformën që mbaj veshur dhe është detyra ime të sillem kështu me këdo.

A ishte kjo situata më e sikletshme me të cilën jeni përballur ndonjëherë?

Në fakt janë situata që përsëriten çdo ditë por ky rast duhet të shërbejë për të sensibilizuar të gjithë shoferët të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Është e vërtetë në fakt që raste të tilla përsëriten rëndomë ndonëse jo çdo ditë publikohen video të kësaj natyre por nga ana tjetër jo gjithmonë punonjësit e policisë mbajnë qëndrimin që ju mbajtët. A keni një mesazh për këta kolegë?

Ata e kanë të qartë që duhet të zbatojnë ligjin dhe vetëm ligjin. Asnjë punonjës i policisë nuk duhet ta humbasë kontrollin, pavarësisht se kë ka përballë dhe pavarësisht sa fyes mund të jetë personi që ka përballë.

Po për shoferët si zoti Myslym Murrizi keni një mesazh?

E kam për të gjithë shoferët. Pavarësisht se si pasojë e shkeljes mund të gjobiten, e rëndësishme është mos irritohen deri aty sa situata të përshkallëzohet. Ne nuk jemi në këtë detyrë për të vendosur gjoba por për t’i bërë të respektojnë ligjin dhe jo rrallëherë, kur e kemi parë të arsyeshme, jemi treguar mirëkuptues dhe kemi falur.

Po vetë zotit Murrizi doni t’i thoni diçka?

Unë s’kam asgjë personale me të por për të gjitha akuzat e bëra ndaj meje, do marrë një përgjigje ligjore. Do e çoj çështjen në Prokurori në mënyrë që situata të kësaj natyre mos përsëriten më.

Ju kanë kontaktuar eprorët tuaj pas publikimit të videos?

Po, kontakte kemi përditë.

Sigurisht, por referuar rastit në fjalë donim të dinim. Ç’ju kanë thënë?

Po, më kanë kontaktuar të gjithë drejtuesit dhe më kanë inkurajua.

/a.m.

Next Post
Prezantohej si zëvendësdrejtor i ALUIZNI-t dhe u merrte lekë qytetarëve, arrestohet mashtruesi

Qëllon me armë në mes të kryeqytetit dhe terrorizon banorët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Armëpushimi “i brishtë” me Iranin, rriten sërish çmimet e naftës

Armëpushimi “i brishtë” me Iranin, rriten sërish çmimet e naftës

April 9, 2026
I dënuar në Itali me 5 vite e 6 muaj burg për prostitucion, arrestohet Lazër Vladaj

Siguroi kushtet për vrasjen e tre personave, ekstradohet nga Italia 49-vjeçari

April 9, 2026
Rama publikon pamjet nga punimet në shëtitoren “Taulantia” në Durrës: Përfundon në qershor

Rama publikon pamjet nga punimet në shëtitoren “Taulantia” në Durrës: Përfundon në qershor

April 9, 2026
Në arrest shtëpie, por vijonte aktivitetin kriminal, 52-vjeçari kapet me drogë dhe armë

Në arrest shtëpie, por vijonte aktivitetin kriminal, 52-vjeçari kapet me drogë dhe armë

April 9, 2026
Gjykata e Lartë rishikon “arrestin me burg”, debat mes gjyqtarit dhe prokurorit për barrën e provës

Gjykata e Lartë rishikon “arrestin me burg”, debat mes gjyqtarit dhe prokurorit për barrën e provës

April 9, 2026
“Ligjet e anëtarësimit”, Bardhi përplaset me Ballën: Na jepni listën e akteve!

“Ligjet e anëtarësimit”, Bardhi përplaset me Ballën: Na jepni listën e akteve!

April 9, 2026
“Keni gjobë ose pako”, eksperti flet mbi SMS-të e rreme që tentojnë t’ju vjedhin të dhënat

“Keni gjobë ose pako”, eksperti flet mbi SMS-të e rreme që tentojnë t’ju vjedhin të dhënat

April 9, 2026
KUVENDI LIVE! Lamallari përballë opozitës, Tabaku kërkon interpelancë me Ramën

“Të bëhet në seancën e 14 majit”. Kuvendi miraton propozimin e PS për mocionin me debat për raportin e KE

April 9, 2026
LIVE! “S’keni dhënë një votë për…”, Balla e Tabaku, debate në Kuvend: O dashnorët e rinj të Shqipërisë në BE…

LIVE! “S’keni dhënë një votë për…”, Balla e Tabaku, debate në Kuvend: O dashnorët e rinj të Shqipërisë në BE…

April 9, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

“Bindja e publikut” si provë?! Kur drejtësia i dorëzohet perceptimit…

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In