Kryeministri Edi Rama ishte sot në Vlorë, ku pa nga afër standardet që afron shërbimi i një thertoreje, prej nga ku foli edhe për sigurinë ushqimore dhe panalitetet me të cilat tha se do të përballen abuzuesit, në të ardhmen.
“Në thertoren “Shushica”, një nga modelet e reja. Më parë se të vihej rregulli egzistonte çmenduria e therjes së bagëtive në rrugë, ku të mundnin e si të mundnin. Deri pak kohë më parë të investoje në thertore ishte të investoje në faliment. Atyre që kundërshtojnë gjoja në emër të qarjes së hallit fermerëve se po ju mbyllet “rruga e ekonomisë”, përgjigjia është rritja e sigurisë ushqimore dhe standardet e therjes janë A-ja e padiskutueshme.
Me paketën e re penale do të vendosim rregulla shumë strikte dhe kush i shkel do të përballet me ndëshkime të forta”, shkruan Rama teksa poston videon nga thertorja.
g.kosovari