Manchester United ka marrë një fitore tepër të rëndësishme ndaj Valencia-s në Old Trafford.
Por “Djajtë” duhet të vuanin shumë për të gjetur golin e avantazhit, i cili ka ardhur në fund të takimit falë golit të Fellaini-t.
Dhe pas golit, përveç tifozëve në shkallët e stadiumit, ai që shfryu më shumë ishte trajneri Jose Mourinho.
Portugezi nuk e mbajti veten duke përplasur në tokë shishet e ujit./a.ç