Sot është ditë e veçantë për Messin, i cili 16 vjet më parë bëri debutimin zyrtar me Barcelonën U14.
Sot bëhen 16 vjet kur pesë herë lojtari më i mirë në botë, Lionel Messi, bëri paraqitjen e parë zyrtare me fanellën e Barcelonës, atë kohë për U14-shat, transmeton Gazeta Express.
Në atë moshë të re, Leo dha sinjale se një ditë do ta mahnitë botën me magjinë e tij, këta e ka bërë për vite me radhë derisa shumë legjenda tani mendojnë se ai është më i miri në histori të këtij sporti.
16 vjet më vonë, Messi numëron 600 paraqitje me Barcelonën, i cili besoni apo jo, ka shënuar 502 gola. /Express/