Gjykata e Tiranës pritet të japë këtë të diel rreth orës 14:00 masat e sigurisë për dy të plagosurit e ngjarjes së rëndë që tronditi Tiranën, mbrëmjen e së enjtes në një lokal në ish-Bllok.
Në atë konflikt mbeti i vrarë Fabian Gaxha dhe mbetën të plagosur Ervis Martinaj dhe shoku i tij Eljon Hate. Dy të plagosurit ndodhen në spital, por mësohet se ata sot do të njihen dhe zyrtarisht me masën e arrestit.
Por para prononcimit të tij për mediat, avokati Zeni Qinami ka bërë një gafë, për të cilën i erdhën në ndihmë gazetarët e pranishëm.
“Si e ka emrin ky? Emiliano, si e ka?“- ka thënë para kamerave avokati Qinami. Por gazetarët i kanë ardhur në ndihmë duke i thënë emrin e klientit të tij.
Gjatë gjithë kohës, avokati nuk përmendi më emrat e personave që ai përfaqëson, duke i quajtur Martini dhe Hato.