James Hetfield, vokalisti i grupit legjendar Metallica, ka treguar se nuk ka talent vetëm në muzikë, por edhe në boks. Këngëtari 52-vjeçar nuk ka reaguar mirë ndaj një shakaje që i ka bërë një shok i tij, i cili, në momentin kur James po futej në studio, i doli përpara duke e trembur. Instinktivisht, James godet me grusht në fytyrë shokun.
Metallica momentalisht po regjistron në studio një album të ri, që do të jetë i pari që nga viti 2008 për këtë grup.
https://www.youtube.com/watch?v=QD1KJNpYuFs