Këto janë pamjet brenda shtëpisë së barit të zbuluar ditën e sotme në Krujë ku u sekuestruan 700 bimë të dyshuara narkotike, llamba elektrike, aspiratorë dhe pajisje të tjera që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike në ambient të mbyllur.
Gjatë operacionit policor të koduar “Çinari” u arrestuan në flagrancë Gjon Gazulli dhe Gojart Pelivani, të kapur në ambientet e magazinës.
Gjithashtu, u shpall në kërkim Velidjan Broca pronar i magazinës, si dhe Dashamir Vathi dhe Ledjan Vathi, vëllezër me njëri-tjetrin, të dy bashkëpunëtorë në kultivimin e kanabisit.
Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë edhe 2 punonjës të OSHEE-së, Ardian Hysa, me detyrë elektricist pranë OSHEE-së dhe Lulzim Mançe, me detyrë lexues i aparatit matës pranë OSHEE-së.