Shqiptari Agim Abdullahu ka mundur në boks serbin Kristijan Goluboviç në kuadër të manifestimit “Gladiator Fight Night” të Vjenës.
Sipas gazetës “Kurir”, pas humbjes Goluboviç në rrjetet sociale u shpreh se ndeshja është ndërprerë pa arsye dhe në momentin që ai po u rezistonte goditjeve nga shqiptari.
Goluboviç ka fajësuar arbitrin për këtë humbje dhee është ankuar se pas përfundimit të ndeshjes Agim Abdullahu i ka valëvitur flamurin kombëtar shqiptar si dhe flamurin e Kosovës.









