Kreu i PD, Lulzim Basha ka publikuar një video në kuadër të fushatës elektorale.
Basha thotë se me Ramën 8 vite në qeveri Shqipëria regjistroi papunësinë më të lartë në histori.
Sipas tij, Shqipëria po thërret për ndryshim, dhe më 25 prill gjithë vendi do të votojë Nr.9 për punësim dhe dnryshim. Për Bashën, Rama është problemi dhe ai nuk do të sjellë kurrë ndryshim.
STATUSI NGA LULZIM BASHA
Per 8 vite me Ramën, Shqipëria regjistroi papunësinë më të lartë në histori. Ai nuk do të sjellë dot kurrë ndryshim. Ai është problemi.
Më 25 Prill – e gjithë Shqipëria voton 9, për punësim, për ndryshim!/ b.h