• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO / “Shqipëria nuk është vetëm bregdet”, ambasadorët tur në veri të vendit, ja mesazhi i Hoxhës

by A R
21/06/2026 15:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përfaqësues të trupit diplomatik në Shqipëri kanë zhvilluar një vizitë në Lezhë, me qëllim njohjen e kësaj zone përtej bregdetit dhe zhvillimeve ekonomike. Të shoqëruar nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ata u pritën nga kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu. Gjatë qëndrimit, delegacioni vizitoi qytetin antik si dhe vendvarrimin e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Duke folur për këtë vizitë, ministri Hoxha u shpreh se ajo shërben për t’i prezantuar trupit diplomatik një tjetër dimension të Shqipërisë, përtej turizmit bregdetar. Ai theksoi se një pjesë e diplomatëve ishin për herë të parë në zonat e Shkodrës dhe Lezhës, duke shprehur bindjen se kjo eksperiencë do të ndikojë në rikthimin e tyre dhe në forcimin e urave të bashkëpunimit. “Gjatë kësaj fundjave, ky është stacioni i fundit por jo më pak i rëndësishmi. Jam shumë mirënjohës që jam këtu. E filluam në Shkodër, shkuam në Tamarë, në Lepushë dhe në Razëm. Ishte e rëndësishme t’u tregonim përfaqësuesve diplomatikë një pjesë tjetër të Shqipërisë, ku natyra dhe zhvillimi janë harmonizuar në mënyrë të shkëlqyer dhe të mos ngelemi vetëm në imazhin e Shqipërise me plazhet por edhe tek Alpet. Unë vij vetë nga ajo zonë dhe duhej të tregonim mikëpritjen, ngjyrat tona dhe pasuritë tona kulturore. Miqtë tanë kanë qenë të surprizuar. Jam i sigurt që jo vetëm do të kthehen por me të gjithë miqtë dhe familjarët e tyre” tha Hoxha. Nga ana e tij, kryebashkiaku Pjerin Ndreu vlerësoi rëndësinë e kësaj vizite, duke theksuar se Lezha është një destinacion me potencial të madh turistik falë vlerave historike dhe kulturore që mbart. Ai e cilësoi këtë si një promovim të mirë për qytetin. “Lezha tashmë është një nga zonat më të bukura, për shkak të vendbanimit të Skënderbeut, por edhe vetë natyra, turizmi, agroturizmi, bujqësia që kanë marrë zhvillime të niveleve të kënaqshme e bëjnë Lezhën atraktive dhe të vizitueshme. Për ne është një mënyrë shumë e mirë promovimi dhe jam shumë i kënaqur që jam këtu me trupën e ambasadorëve të akredituar në Shqipëri” tha Pjerin Ndreu. Gjatë kësaj fundjave, trupa diplomatike ka udhëtuar në disa zona të veriut të vendit, nga Razma në Vermosh, në Shkodër dhe Lezhë, duke njohur nga afër pasuritë natyrore dhe kulturore, si dhe duke përjetuar mikpritjen karakteristike shqiptare.

Next Post
101 metra drejt qiellit, Armenia po ndërton statujën më të madhe të Jezusit në botë

101 metra drejt qiellit, Armenia po ndërton statujën më të madhe të Jezusit në botë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-këshilltari takon Thaçin! Zbulon mesazhin e tij për popullin e Kosovës: U bëtë…

Ish-këshilltari takon Thaçin! Zbulon mesazhin e tij për popullin e Kosovës: U bëtë…

September 21, 2026
Milo: Fjalimi i Ramës do të ndikojë negativisht në marrëdhëniet me Greqinë

Milo për ish-ambasadorin Hill: Do doja të ishte më i hapur për vendimin e Hagës

September 21, 2026
“Katastrofike situata me stokun e dosjeve”, ish-gjyqtari: Apeli gjykon sot çështje të 2018-ës!

“Katastrofike situata me stokun e dosjeve”, ish-gjyqtari: Apeli gjykon sot çështje të 2018-ës!

September 21, 2026
Komplot për vrasje në territorin amerikan: SHBA zbulon planin e inteligjencës ruse për ekzekutimin e një disidenti në Uashington

Komplot për vrasje në territorin amerikan: SHBA zbulon planin e inteligjencës ruse për ekzekutimin e një disidenti në Uashington

September 21, 2026
Dëshmoi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, Hill përgjigjet nëse do ta bëjë të njëjtën gjë edhe në apel

Dëshmoi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, Hill përgjigjet nëse do ta bëjë të njëjtën gjë edhe në apel

September 21, 2026
“Nga Delijorgji te Thoma Gëllçi, kur të dënuarit e drejtësisë shqiptare fitojnë në Strasburg”

“Nga Delijorgji te Thoma Gëllçi, kur të dënuarit e drejtësisë shqiptare fitojnë në Strasburg”

September 21, 2026

Ngjarje e rëndë në Jalë: Humb jetën turistja 32-vjeçare nga Londra. Dyshimet e para…

September 21, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

E çfarë prodhoi vizita e Berishës në Amerikë?

September 21, 2026
Kur ish-revolucionari Albin bëhet autokrati Kurti

Gjykata Speciale, Nurellari: PDK synon rikthimin e sovranitetit të Kuvendit, jo amnisti për ish-krerët e UÇK-së

September 21, 2026
“Politika shqiptare si kënetë”- Paskal Milo: Duhet rikompozim për të krijuar hapësirën demokratike (VIDEO)

Milo: Ja si e binda Thaçin bashkë me Hill që të firmoste marrëveshjen e Rambujesë

September 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com